Massafra- krerëve të shteteve: Jo luftë, duhet paqe...Lutje në heshtje për Lindjen e Mesme

SHKODER - Me një lutje në heshtje për situatën në Lindjen e Mesme, ka nisur aktiviteti i përvitshëm i titulluar "Vit të Mbarë O Shkodër". Ka qenë Arqipeshkvi i Dioqezësh së Shkodrës Imzot Angelo Massafra ai i cili ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë krerët e shteteve që të mos ketë luftë. Ai u shtoi se të gjithë kemi nevojë për paqe.

“Ju ftoj të jemi disa sekonda në heshtje dhe lutje për situatën në Lindjen e Mesme. Situatë është shumë -shumë e vështirë. Zoti uroj t’ia mbushë mendjen të gjithë krerëve të shteteve në botë që me luftë gjithçka është në humbje. Me mirëkuptim dhe paqe e dialog të gjithë janë fitimtarë. Të gjitha kanë nevojë për paqe”, tha Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër.

Famullitari i Kishës Ortodoske ne Shkodër, At Nikolla Petani, ka një apel për brezin e ri, ndërkohë që lëshoi alarmin për situatën e rëndë kriminale që ka përfshirë vendin në ditët e para të 2020-ës.

“Jemi bërë të egër si popull, shikoni statistikat këtë vit por edhe vitin që kaloj sesa vrasje kanë ndodhur. Të fillojmë të ndryshojmë vetveten. Nëse ne ndryshojmë vetveten në ndryshojmë familjen tonë, nëse kemi ndryshuar familjen kemi ndryshuar brezin e re e fëmijëve që po rriten dhe kështu absolutisht që paqja do mbizotërojë”, tha At Nikolla Petani, Famullitar  Kisha Ortodokse Shkodër.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila ftoi të gjithë shkodranët që me shumë besim të bëjnë me të mirën për Shkodrën.

“Uroj që ky vit i ri 2020 të ketë më shumë besim dhe dashamirësi për njëri-tjetrin dhe më shumë mirëkuptim për të bërë më të mirën për qytetin tonë”, tha Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër.

Në këtë aktivitet është lexuar mesazhi i Atit të shenjtë Papa Francesku në kuadër të ditës botërore të paqes e cila kremtohet në të gjithë vendet e globit.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/01/2020 21:15

    Prifterinjte hoxhallaret dhe bab dud karbonaret te mos futin hundet në politike !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës