TIRANE- Studentët të cilët do të ndjekin studimet në master duhet të informohen edhe për kriteret që kanë përcaktuar vetë universitetet, përveç atyre të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Rektori i universitetit Politeknik të Tiranës Jorgaq Kaçani thotë se institucioni që ai drejton ka vendosur si kriter notën mesatare për pranimet në master shkencor, ndërkohë që prioritet në kuotat e miratuara nga ekzekutivi për këtë universitet ai thotë se ju është dhënë studentëve që kanë mbaruar ciklin Bachelor në këtë institucion arsimor.