Masteri, ja si do përzgjidhen 
fituesit dhe kriteret shtesë

Masteri, ja si do përzgjidhen <br />fituesit dhe kriteret shtesë
Deri në datën 20 tetor do të vijojnë regjistrimet për në programet “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”. Universitetet kanë publikuar edhe kriteret se si do të përzgjidhen fituesit, ku kryesori është mesatarja. Për master kanë të drejtë të aplikojnë studentët që: Kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit. Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.

Kriteret e Përzgjedhjes
Kriteri bazë i përzgjedhjes për shpalljen e fituesve: Mesatarja e përgjithshme e ponderuar e studimeve bachelor brenda kuotave të miratuara.
Politika e Përzgjedhjes bazohet në përparësitë e mëposhtme:  Së pari, përparësi kanë aplikantët e diplomuar në Fakultetin ku aplikojnë Fakultetet e tjera të Universitetit. Së dyti, përparësi kanë aplikantët e diplomuar në universitetet e huaja. Së treti, aplikantët e diplomuar në universitetet publike. Së katërti, aplikantët e diplomuar në universitete private.
              
Dokumentat
Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
b. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshimeve në vendimin nr.78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave. “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)”, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinale ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA). c. Formulari i aplikimit mbi përzgjedhjen e masterave.
-Deklaratën e aplikantit.
-Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë (për të gjithë kandidatët).
-Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
-Dy fotografi personale.
-Fotokopje e noterizuar e gjuhës së huaj (vetëm për Masterin Shkencor), sipas Udhëzimit Nr. 52, Dt. 03.12.2015 të MAS.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran