Vlorë, 23 qershor/ATSH-Harilla Koçi/ -Masterplani i portit të Vlorës ka hyrë në fazën përfundimtare të konkretizimit dhe nisjes së punimeve në terren.
Drejtori i këtij porti, Xhevair Çeloaliaj, thotë për ATSH-në se, "Procedurat për fillimin e zbatimit të projektit, që financohet nga Kooperacioni Italian, po shkojnë drejt finalizimit, ndërkohë që është shpallur firma fituese e punimeve që do të nisin së shpejti".
Sipas tij, gjithçka do të jetë gati në javët në vazhdim, çka do të pasohet me fillimin e punës për këtë projekt, që është investimi më i madh i realizuar ndonjëherë në portin e Vlorës.
Kjo u konfirmua kohë më parë edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Zoti Stefano Bergesio, në një intervistë për ATSH-në. Sipas tij, "Projekti i Portit të Vlorës është pranë finalizimit, ka përfunduar tenderi dhe kontrata është lidhur me një firmë italiane".
Tashmë mbetet të konkretizohet vetëm faza e fundit, që përfshin disa elementë formalë, përpara se investimi të nisë në terren. "Besoj se, rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit, do të përbëjë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen dhe jam shumë krenar që kjo vjen falë Italisë", theksoi zoti Bergesio.
Masterplani i zhvillimit të portit të Vlorës, që e shndërron atë në një mjedis portual me aktivitet ankorimin dhe përpunimin e trageteve për udhëtarë, do të jetë në përshtatshmëri të plotë me projektin e qeverisë për ndërtimin e shetitores("Lungomares"), në bregdetin e këtij qyteti.
Masterplani i portit të Vlorës, drejt finalizimit në terren
Sipas drejtorit të portit, Xhevair Çeloaliaj, është punuar me palën italiane që ky projekt të ketë të gjithë elementet që garantojnë këtë përshtatshmëri, çka u diskutua edhe gjatë një takimi të përbashkët në Vlorë, me përfaqësues të Kooperacionit italian.
Masterplani i këtij porti, një projekt i përbashkët mes qeverive shqiptare dhe italiane, synon transformimin gradual të tij brenda një periudhe 2-3 vjeçare, gjatë të cilës pritet të konkretizohen investimet e parashikuara.
Një studio e njohur në Padova(Itali), ka realizuar azhornimin e projektit, në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit, me aktivitet atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve, gjë që i paraprin zbatimit në terren.
Masterplani parashikon rikonceptimin e strukturës aktuale të portit në një mjedis portual me kapacitet ankorues dhe përpunues për tre-katër tragete, nga një që është aktalisht. Nga ana tjetër, do të ndërtohet terminali i ri modern i pasagjerëve, do të zgjerohen sheshet e përpunimit, do të ndërtohen mjediset e reja të doganës, të policisë kufitare e shërbimeve të tjera portuale.

Masterplani i financuar nga Cooperacioni Italian, është investimi më i madh i pritshëm, që është realizuar ndonjëherë në portin e Vlorës dhe, konkretizimi i tij do të ridimensionojë rolin dhe funksionin e këtij objekti.
Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe përfaqësues të Kooperacionit Italian, që financon tre fazat e para të projektit, janë saktësuar të gjitha detajet dhe është plotsuar dokumentacioni përkatës. Master plani i portit të Vlorës, me një kosto të përgjithshme prej 31 milionë eurosh, përbën një nga investimet më të rëndësishme në Vlorë.
Është parashikuar që, ky masterplan të realizohet në katër faza, tre prej të cilave financohen nga Kooperacioni Italian, me një vlerë të përgjithshme prej 15.3 milionë euro. Tre fazat e para përfshijnë rikonceptimin e skemës së portit dhe transformimin e tij, në një objekt bashkëkohor në përshtatje të plotë me shetitoren, që edhe ajo pritet të nisë në muajt e ardhshëm.
Projekti, parashikon rikonstruksionin dhe zgjatjen e kalatës perëndimore edhe me disa dhjetra metra të tjera, avancimin në det të brezit që bashkon aktualisht dy kalatat ekzistuese, thellimin e basenit etj. Përmes masterplanit, do të realizohet një mjedis shumë i sigurtë për mjetet lundruese, të cilat do të ankorohen në hapësirën ujore, duke qenë tërësisht të mbrojtura nga ndryshimet e kushteve të motit. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com