MAT- LAC Trupat e pajetë të dy të rinjve u gjetën paraditen e sotme në Mat e Laç. Një nga viktimat u identifikua.

Në Laç, trupi i pajetë i një të riu u gjetur në fshatin Fushë- Gjormë të Kurbinit. Zëvendës drejtori i qarkut të policisë së qarkut Lezhë, Fred Mara në një prononcim telefonik për Tv A1 Report thotë se viktima mund të jetë i moshës 25 vjeç. Ai u gjet në një distancë rreth 300 mera larg aksit Fushë Krujë- Milot nga kalimtarë të rastit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Mara tha se viktima dyshohet se është aksidentuar nga makinat gjatë natës së mbrëmshme dhe është lënë në anë të rrugës.

Ndërkohë trupi tjetër i pajetë u gjet në Mat në aksin Burrel- Klos poshtë urës së Balit. Policia identifikoi viktimën si Avdi Dulli, 2 vjeç. Sipas bluve mësohet se i riu ishte larguar që prej ditës së djeshme nga shtëpia dhe ishte me probleme mendore. Policia tha se 22-vjeccari është gjendur i mbytur në lum poshtë urës së Balit, por ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vetëmbytje apo mbytje aksidentale.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)