Mat/ Lëvizte me pistoletë në makinë dhe e hodhi gjatë ndjekjes nga policia, në pranga 23-vjeçari

DIBËR- Ardiklajd Metra, nga Burreli, është arrestuar nga policia pasi është kapur me pistoletë në makinë, të cilën ka dashur që ta fshehë duke e hedhur në tarracën e një lokali.

23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua po ashtu municio luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip "Benz".

Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij,  në tarracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin,  kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi  A.M., 23 vjeç, banues në Burrel.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip "Benz", me të cilin lëvizte 23-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë