Mateus Frroku: Albumi, pasaporta
ime artistike pas shumë vitesh

Mateus Frroku: Albumi, pasaporta<br />ime artistike pas shumë vitesh
Pas performancës në “Top Fest”, vokalisti i grupit legjendar “Fisnikët”, Agim Gerguri dhe Mateus Frroku mbajnë fjalën, sjellin klipin e këngës “Çokollatë e shkrime”. Në këtë rrëfim mbi bashkëpunimin me “Fisnikët”, këngëtari i cili tashmë njihet për perfomancat e tij ‘live”, tregon arsyen e realizimit të videoklipit, lidhjen e tij me muzikën, sidmos me publikun e që e ndjek çdo fundjavë, por edhe projektet gjatë këtij viti.
 
Mbrëmë sollët edhe suprizën e radhës, videoklipin tuaj më të ri “Çokollatë e shkrime”. Si lindi ideja për ta sjell në klip?
Kënga “Çokollata e shkrime”, vjen si produksion u Gent Myftarajt i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës. Ndërsa, teksti është shkruar nga Agim Gerguri, vokalisti i grupit “Fisnikët”.
 
Pse zgjodhët pikërisht grupin “Fisnikët”. Ku qëndron e veçanta e këtij bashkëpunimi?
I gjithë ky është një projekt që mua më jep shumë kënaqësi dhe krenari në të njëtën kohë, pasi vij në një bashkëpunim me grupin legjendar “Fisnikët”. Kështu që, vendosa të investoj edhe në këtë videoklip për ti dhënë atë që meriton këtij projekti.
 
Cila është fabula e “Çokollatës”?
Kënga “Çokollata e shkrime” është frymëzuar nga një vajzë e bukur… të cilës i kushtohet e gjithë kënga. Është zgjedhur ky krahasim për efektin pozitiv që ka kjo fjalë në momentin e parë. Sigurisht, që ka plot vajza si “Çokollata të shkrime”...
 
Ju jeni përkushtuar më shumë muzikës “live” sesa videoklipeve. Pse kjo zgjedhje?
Muzikën ‘live’ e dua… kjo më bën të jemë gjithmonë në kontakt me atë që ndjekin muzikën time. Produksionet e mija shpesh kanë munguar edhe për faktin se e kam të vështirë të vendos kur bëhet fjalë për këngët e mija personale. Mendoj se çdo gjë ka rrjedh natyrshëm, pa sforcime për arritje.
 
Tregu muzikor është pushtuar nga muzika komerciale, mendoni se audienca duhet të vlerësoj më shumë interpretimin ‘live’?
Sigurisht që njerëzit duhet ti njohin këngëtarët, sidomos të muzikës ‘live’. Ndodh, që disa artistë shprehen më mirë kur këndojnë ‘live’ dhe japin maksimumin e tyre përball publikut, sesa kur janë në studio. Në Tiranë ka mjaftë lokale dhe ambiente ku luhet muzikë e mirfilltë ‘live’ dhe për fat janë plot me publik, që do të thotë se muzika ‘live’ nuk humbet asnjëherë, por çdo ditë dhe më shumë vlerësohet.
 
Kush mendon se të selekton në tregun muzikor?
Kur një këngë është e mirë e dashuron menjëherë, është e kot të lodhesh. Fatmirësisht kemi këngë të mira në treg, por ka dhe ‘artistë’ që abuzojnë me publikun. Besoj se çdo gjë është kalimtare. Kënga e mirë është ajo që mbetet, duke krijuar edhe imazhin e artistit që e këndon.
 
Çfarë do të sjell ky vit për Mateusin?
Punë, studio, lëvizje dhe projekte të reja. Pak a shumë angazhimet që kam patur gjatë këtyre viteve, por me ndryshimin e vetëm tani, jemi më të rritur profesionalisht dhe më i qartë në idetë e mija përsa i përket muzikës. Besoj se, do të jetë një vit i ngarkuar, me lëvizje kuptohet, gjithmonë në fokus muzikën ‘live’ sepse në fund të fundit kjo është ajo që më pëlqen të bëj në jetën time.
 
Në projektet tuaja do të ketë një album?
Nuk besoj se do të përqëndrohem në krijimin e një albumi, mbase për mua është ende shpejt. Nuk bëj pjesë tek ata këngëtarë që e shikojnë albumin si mënyrën më të mirë për të hyrë në treg. Albumin e shikoj si një pasaportë të mirë artistike pas shumë vitesh punë.  

Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Shkolla Emin Duraku, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës', Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues

'Shkolla Emin Duraku, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës', Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues