Maturantët, ja datat e plotësimit
të formularëve A1 dhe A1 Z

Maturantët, ja datat e plotësimit<br />të formularëve A1 dhe A1 Z
Plotësimi on-line i formularëve A1 nga maturantët do të nisë më 25 mars, ndërsa plotësimi i formularëve A1 Z, më 6 prill. Aplikimi on-line i formularëve do të bëhet pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore.

Nëpërmjet plotësimit të formularëve A1/A1Z, maturantët përzgjedhin dy lëndët që do të japin si provim me zgjedhje. Formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa A1Z plotësohet nga maturantët që kanë mbaruar gjimnazin para vitit 2016.

Të parët, të cilët do të plotësojnë formularët onlinë janë maturantët e Tiranës, më 25 mars. Ndërsa, ata të cilët mbyllin procedurën e plotësimit të këtij formulari do të jenë maturantët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit.

Ndërkohë, ata të cilët nuk e kanë mbaruar arsimin e mesëm këtë vit shkollor do të kenë mundësi të plotësojnë formularin A1 Z, muajin e ardhshëm. Ashtu si formulari A1, edhe formulari A1 Z do të plotësohet fillimisht nga nxënës të Tiranës, më 6 prill. Ndërsa, ata të cilët do të plotësojnë të fundit formularët A1 Z do të jenë nxënës të Fierit, Mallakastrës, Tepelenës, Lushnjes, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Lezhës, Bulqëizës, Hasit dhe Tropojës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën