Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një mbledhje të posaçme të Kryesisë me kërkesë të deputetes dhe Nënkryetares së LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj, për të diskutuar lidhur me situatën që ka të bëjë më debatin më të fundit hapur në publik, për pranimin në universitete të maturantëve që kanë përfunduar shkollat e mesme.
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta theksoi se qëndrimi ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar “Për arsimin e lartë”, por gjithmonë duke e respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e problemeve.
“Dihet që ka pasur disa debate dhe disa shqetësime ku qëndrimi ynë besoj ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar “Për arsimin e lartë”, por gjithmonë duke e respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimin e problemeve për të gjithë të rinjtë bazuar në meritë, preferencë dhe transparencë. Në këtë drejtim, nga diskutimet e bëra deri tani edhe me grupet e ish-maturantëve dhe aplikantëve për universitete apo të prindërve të tyre, por edhe me përfaqësues të universiteteve, është i qartë që ka nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për zgjidhur të gjitha shqetësimet e bëra publike dhe të mbetura në mënyrë që të kemi një situatë shumë të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet e tyre të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë më të sigurt për perspektivën ku ato do të hyjnë”, theksoi z. Meta.
Z. Meta shprehu besimin se edhe pa bërë ndryshimet në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira që të respektojmë parimin e meritës, të preferencës dhe të transparencës. Meta u shpreh i bindur se kjo çështje do të zgjidhet
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO