Maturantja që u takua me Sorecën: Pasioni im për drejtësinë dhe këshillat që më dha ambasadori! Mesazhi im për bashkëmoshatarët

E reja, pasiononte Esmeralda Metko e cila surprizoi Luigi Sorecën në një vizite në Përmet muajin e kaluar, në një intervistë për Report Tv foli rreth këshillave që i dha ambasadori i BE gjatë takimit të tyre si dhe për ëndrrën e saj më të madhe, për t’u bërë prokurore.

E pyetur nëse ëndrra për t’u bërë një prokurore në të ardhmen është çështje pasioni apo dëshirë për t’u kontribuar në komunitet, ajo u përgjigj se janë të dyja dhe se me punë dhe me mbështetjen e familjes mund të arrihet gjithçka.

“Është pasion si dhe është dëshira për të kontribuar në shtetin e së drejtës. Familja ime ka qenë gjithmonë mbështetja ime më e madhe për pasionin dhe objektivin që kam dhe që me punë do të realizohet në të ardhmen, jam e bindur.”, u shpreh Esmeralda.

Gjatë intervistës e reja shpresëplotë për realizimin e ëndrrës së saj, foli rreth takimit të parë me ambasadorin e BE dhe bisedën që zhvilluan se bashku, rreth pasionin të tyre të përbashkët që është drejtësia.

Esmeralda theksoi se ambasadori Soreca i dha disa këshilla të vlefshme, por ajo çka i kishte mbetur në mëndje ishin disa cilësi që ai i tha se duhet t’i ketë gjithmonë, integriteti, besimi, respekti dhe shpresa.

 “Kontaktet me ambasadorin e BE, i kam mbajtur kur jemi takuar në Përmet. Kur erdha në Tiranë ai më bëri një ftesë për të biseduar lidhur me interesin tonë të përbashkët që është drejtësia. Më dha disa këshilla të vlefshme, ku njërën do të veçoja,  janë disa cilësi që ai më tha që duhet t’i integroj të vetmja ime që është, Integriteti, Besimi, Shpresa dhe Respekti.”, u shpreh ajo.

Esmeralda tha se nuk do të druhej nëse përballë saj në gjykatë do të kishte një kryeministër ose president për ta hetuar.

“Do ta hetoja, pushtetet janë të ndara dhe nuk janë të varura nga njëra tjetra. Kam të drejtë të hetoj dhe pushtet e tjera. Nëse do të kishte diçka të padrejtë qoftë ky ministër apo kryeministër, sigurisht.”, u shpesh Esmeralda.

Për të gjithë bashkëmoshatarët e saj, të cilët janë ende në dilemë për universitetin që do të ndjekin, Esmeralda dha mesazhin e saj se secili prej tyre duhet të ndjekë ëndrrën dhe pasionin e tij, pasi kështu behësh një profesionist më i mirë.

Në fund të intervistës e reja dha edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj maturantë.

“I them maturantëve të tjerë të cilët janë përballë dilemë së cilën degë të zgjedhin, të ndjekin dëshirat e tyre dhe të zgjidhnin atë që duan dhe jo atë që i thonë të tjerët. Nëse bën diçka që do, bëhesh profesionist.”

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje