Kuvendi mblidhet të martën, mazhoranca bën lëvizjen e parë për të shkarkuar Ilir Metën, fillon mbledhjen e firmave: Shkeli rëndë Kushtetutën

Kuvendi mblidhet të martën, mazhoranca bën lëvizjen e parë për të shkarkuar Ilir Metën, fillon mbledhjen e firmave: Shkeli rëndë Kushtetutën

Një mesazh ka ardhur sot në telefonat e deputetëve socialistë, të cilët njoftohen se PS ka nisur procedurat për shkarkimin e Metës. Pasi Kryeministri Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së e paralajmëruan, tashmë ka hapa konkretë nga ana e mazhorancës për të 'dënuar' Ilir Metën. 

"Të dashur, bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojme Proceduren e Shkarkimit të Presidentit te Republikes.  Për kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur propozimin për shkarkimin e Presidentit", thuhet në mesazhin e mbërritur në telefonat e deputetëve të PS.

Ndërkohë që përmes një urdhri të kreu të Kuvendit Gramoz Ruçi është bërë e ditur se parlamentarët do të rinisin punën ditën e martë. Në rendin e ditës të firmosur nga Ruçi nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës por kjo nuk e përjashton që të futet në rend të ditës nga seanca plenare. 

Kujtojmë se Ilir Meta kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të kthehet në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca e njoftoi menjëherë nismën e saj për ta shkarkuar. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili i pari konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”.

Ndërkohë që më i ashpër ishte Kryeministri Rama i cili tha se Ilir Metën e dënoi populli i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare dhe Kuvendi  i Shqipërisë do të formalizojë këtë vendim.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Sot, kjo procedurë ka nisur pas luftës që Meta hapi ndaj SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim, si edhe daljes së tij totalisht nga roli i kreut të shtetit dhe përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës, asaj që Meta përbetohet se po e mbron me gjak dhe dinjitet.

( Kliko këtu ) Rendi i ditës për të martën

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 30/04/2021 20:16

    MBAHU NËNË MOS K'I FRIKË, SE DJEMTË NË AMERIKÈ!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/04/2021 17:15

    Se likeflori ilir meta e meriton plotesisht shkarkimin,kjo eshte e padiskutueshme ,por njera ane e problemit.Ana tjeter,kengen korale te ekzekutues nga korri i deputeteve e kemi degjuar edhe nje vit e gjysem me pare.Entuziaste,frymezuese ne nisba,pastaj sfumohet derisa mbyllur si problem.Ashtu qofte,sic thone,por ...shume zhurme per asgje.

    Përgjigju
  • sokrati: 30/04/2021 16:25

    hajde me kembe te mbare,vetem amani ma lini tek dera e spakut mund ta shoqeroje edhe e shoqja nuk prish pune fare

    Përgjigju
  • kastriot: 30/04/2021 16:11

    shkarkoheni nje sahate e me pare nuke eshte pere kete pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë