Mazhoranca dhe opozita joparlamentare hedhin hapat e parë për të zgjidhur krizën politike, dhe madje po përfliten edhe emrat e parë të negociatorëve.
Në emisionin “Open” në Top Channel, të ftuarit në panel lanë qartësisht të kuptohej se do të kenë negociata dhe madje nxorën edhe dy emrat e parë.
Sipas tyre, negociatat do të jenë fillimisht me nivelet e dyta, duke thënë se Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi do të jenë të parët që do hedhin hapat për një marrëveshje të madhe.
Por, kur do të ndodhë? Askush nuk është në gjendje të përcaktojë afatin kohor, duke e lidhur gjithçka me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
I ftuar ishte edhe deputeti Ervin Bushati, që tha se nuk ka krizë, mund të ketë ngërç por jo krizë, sepse askush nuk ia ka fajin Partisë Demokratike.
Ndërkohë, Paskal Milo tha se Partisë Socialiste duhet të lëshojë diçka, sepse opozita nuk mund të vijë të ulet në gjunjë, ndërsa shtoi se kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama është absurditet i liderit demokrat Lulzim Basha dhe opozitës. I pyetur nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike.
“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, deklaroi Milo.
Gazetari dhe analisti Carlo Bollino, i ftuar në "Open" deklaroi se në fund të shtatorit pritet të ketë zhvillime shumë të vrullshme për të zgjidhur krizën, ku mund të futen në lojë edhe disa interlekutorë ndërkombëtare.
Bollino tha se gjithçka pritet të zgjidhet pasi Gjykata Kushtetuese të instalohet dhe të marrë vendimin për dekretin e Presidentit Ilir Meta.
Te cafte uku Meten
PërgjigjuQente lehin ham ham ham por njeri tjetrin s'e hane.
PërgjigjuE vërtetë ,ne shqiptarët jemi lindur për qenër besnikë të të huajve dhe kurrë nuk jemi qenër besnikë të atdheut.