Mazhoranca s’bën 84 vota
miratohet ‘Etika në Polici

Mazhoranca s’bën 84 vota<br />miratohet ‘Etika në Polici
TIRANE- Pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi votoi dje 73 vota “pro” projektligjin për shfuqizimin e ligjit 8291, Kodi i Etikës së Policisë. Po kështu me 74 vota “pro” u miratua edhe kalendari i pr/ligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2016. Nga ana tjetër, Kuvendi nuk arriti të miratojë as dje projektligjet me 3/5 siç është “Kodi Rrugor” dhe Nëpunësi Civil, për shkak se mazhoranca nuk kishte më shumë se 74 vota. Ndonëse LSI kishte zënë ulëset gjatë seancës së djeshme, ishin deputetët e PDIU ata të cilët nuk morën pjesë gjatë seancës së djeshme, me përjashtim të deputetit të Fierit, Omer Mamo. Në përfundim, opozita braktisi seancën, duke lënë votimin.
 
Bllokohen ligjet me 3/5
Ligjet me shumicë të cilësuar janë bllokuar në Kuvend, duke pritur 84 votat e mazhorancës. Edhe gjatë seancës së djeshme, megjithëse LSI kishte zënë ulëset, sërish mazhoranca nuk arriti më shumë se 74 vota, të mjaftueshme për të miratuar vetëm ligjet me shumicë të cilësuar. Deklarata e një jave më parë e kryetarit të Kuvendit dhe njëherazi liderit të LSI, Ilir Meta se do të reflektohet për mungesat në Kuvend, dha efektin e vet, pasi thuajse i gjithë grupi parlamentar i LSI ishte në seancë gjatë gjithë kohës. Ndonëse LSI ka vendosur të mos mungojë në Kuvend, e njëjta gjë s’mund të thuhet për partnerin tjetër të koalicionit, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nga radhët e PDIU dje ka marrë pjesë vetëm deputeti Omer Mamo, ndërsa katër deputetët e tjerë s’kanë qenë të pranishëm në seancë. 
 
Debatet
Diskutimi i projektligjit për Kodin e Etikës së Policisë u bë shkak i debateve dhe akuzave të ashpra mes palëve për situatën e sigurisë dhe rendit në vend. Në replika u përfshinë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati, ish kryeministri Sali Berisha si dhe deputetët Pandeli Majko, Taulant Balla, Jozefina Topalli, Eduard Halimi, Edi Paloka dhe Flamur Noka. Akuzat e ndërsjella shkuan për trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe mungesën e vullnetit të palëve për të bërë reformën në sistemin e drejtësisë.
 

Lobim “ulëritës” për taksën e birrës
 Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe u është përgjigjur deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Silva Caka mbi vërejtjet e tyre për akcizën e birrës. “Nisi lobimi ulëritës i birrës edhe këtë vit! Kam 15 vite rresht që sa herë diskutohet paketa fiskale, veç këtë ulërimë dëgjoj, shoqëruar me kërcënime banale!”, shkruan Braçe në Facebook. Sipas tij, prodhuesit e birrës deklarojnë shifra të rreme në shtet, duke manipuluar. “Bëj biznes ndershëm e paguaj atë që të takon si gjithë të tjerët”. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu