KORÇË - Karnavalet kanë pushtuar për të 8-in vit qendrën e qytetit të Korçës me personazhe dhe veshje nga më të ndryshmet.
Klounët, shpatarët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale kanë prezantuar numrat e tyre duke entuziazmuar dhe gjallëruar gjithë qytetarët.

Festa ka shënuar edhe startin e sezonit turistik për këtë verë që pritet të jetë i mbushur me aktivitete nga më të ndryshmet.
Parada shumëngjyrëshe këtë radhë ka sjellë dhjetëra grupe shqiptare dhe të huaja ndërsa kryetari i baskisë, ka vlerësuar pjesëmarrjen në këtë festë e cila ruan traditën e qytetit.

Grupe të shumta korçare, grupe të ardhura edhe nga qytete të tjera të mëdha shqiptare, por edhe përfaqësues nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Greqia zbritën në bulevardet e Korçës në një paradë gjigante të shoqëruar për çdo grup pjesëmarrës me nga një fabul.
Gjithashtu, në këtë festival karnaval nuk kanë munguar muzika klasike, kërcimet, ballot me maska apo dhe këngët tradicionale e romantike të serenatave korçare.
Mijëra spektatorë kanë mbushur sheshin para katedrales dhe pedonalen e qytetit ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur karnaval, me maska e kostume të larmishme plot ngjyra.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO