/ATSH/ - Instituti për Ruajtjen e natyrës në Shqipëri, INCA zhvilloi sot në Tiranë, takimin e III-të të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës për vitin 2015.
Tashmë mbledhjet në rrjet janë bërë pjesë e procesit të punës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, të cilat ndihmojnë në diskutimin e zhvillimit të përvojës dhe shkëmbimit të eksperiencave të përbashkëta.
Kjo është një nga mbledhjet më të rëndësishme për këtë vit dhe ka si qëllim kryesor diskutimin e planeve të punës për çdo organizatë anëtare të rrjetit, zbatimin e tyre si dhe planet për të ardhmen dhe vetë ecurinë dhe jetëgjatësinë e Rrjetit të INCA-së.
Në takim diskutuan përfaqësues të këtij Instituti si dhe specialist të mjedisit dhe natyrës.
/Shqiptarja.com