Një pengmarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Alliasit, ku djali i xhaxhait ka marrë peng kushëririn e tij, për shkak se ky i fundit i ka pasur disa lekë borxh dhe se e mbante telefonin mbyllur, duke ju shmangur.

Ngjarja është rregjistruar në janar të 2016, ndëkohë vetëm pak ditë më parë për këtë krim gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vite burg shtetasin Xhevahir Kera. Ky i fundit ka marrë peng për gati 3 orë djalin e xhaxhait të tij Ylber Kera,duke e futur në një makinë.

Pengmarja është bërë në sy të djalit të vogël, i cili është lënë në mes të rrugës, ndërkohë që pas tre ore Xhevahir Kera, e ka lënë kushëririn e tij në një lokal afër Paskuqanit, ku ai ka vijuar të pijë nga gëzimi. Madje dhe vetë policia e Tiranës e ka gjetur pikërisht në këtë lokal, duke konsumuar alkool.

Informacioni i parë për këtë ngjarje është marrë nga fëmija i të dëmtuarit, shtetasi Kadri Kera. Ai tregon se tre persona me një makinë të zezë rrembyen babin në makinë dhe ikën me shpejtësi.

Pengu gjendet i dehur
Pas disa orësh kërkimesh intensive nga shërbimet e policisë u bë e mundur që të gjendet shtetasi Ylber Kera në një lokal në rrugën  "Siri Kodra". Lokali është bar kafe dhe është në administrim të shtetases Lavdie Halluli. Menjëherë nga shërbimet e policisë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.4 Tiranë të personave prezent në lokalin ku u gjet shtetasi Ylber  Kera.

Të pranishëm kanë qënë shtetasit Ardian Gjonaj me detyrë punonjës i policisë së burgjeve, Lavdie Halluli si dhe një  kamariere, e cila quhej Mimoza Gjoni. Në deklarimin e tyre këta   shtetas tregojnë se në kohën që Ylber Kera ka hyrë në lokal ka  qënë duke folur në telefon dhe shante e ofendonte. Ai ishte nën  ndikimin e pijes alkoolike.

Në dëshminë e tij në seancën gjyqësore të datës 7 tetor 2016, i dmtuari Ylber Kera ka dëshmuar  se dalë nga shtëpia rreth orës 5:45 minuta dhe ka pirë kafe tek lokali motres së tij shtetases Ervina Kera. Në lokal ka qëndruar deri në orën 07:00 dhe që andej ka shkuar në një lokal tjetër  pranë banesës. Në këtë lokal ka qendruar deri në orën 10:00. Pasi  ka dalë nga ky lokal së bashku me djalin e tij Kadri Kera ka ikur për në shtëpi. Rrugës për në shtëpi në rrugën "Spiro Çipi" atij i  ka  dalë para djali i xhaxhait të tij i pandehuri Xhevahir Kera. Xhevahiri i ka thënë pse e ke mbyllur numrin e telefonit pasi i prishte punë.

Ylberi i ka thënë se bënte çfarë të donte me telefonin e tij. Në debat e sipër Xhevahiri e ka kapur nga dora Yberin dhe e ka hipur në makinë.Në makinë Xhevahiri ka qënë me dy persona të tjerë të cilët nuk njiheshin nga ana e Ylberit.Pas   kësaj ai ka lënë në rrugë djalin e mitur të Ylberit, Kadriun   dhe është nisur me makinë.

Amanet djalin
Me makinë kanë kaluar pranë lokalit të motrës së Ylberit. Pasi  nuk kanë ndaluar tek ky lokal,Ylberi ka kujtuar se Xhevahiri  mund ti bëjë keq pasi nuk e ka lejuar të zbriste nga makina.

Gjatë kohës që ishte në makinë me Xhevahirin,Ylberin e telefonon  bashkëshortja e tij shtetësja Sadije Kera dhe ai i thotë asaj  amanet djalin. Pas këesaj Xhevahiri ndalon makinën e zbret në  rrugë dhe e pështyn në fytyre duke i thënë se do të takohemi   prapë. Nga makina Ylberi ka zbritur pa shkuar tek ura e Paskuqanit. Pasi zbriti në tokë Ylberi nga gëzimi fiku   telefonin dhe shkoj në një lokal në rrugën "Siri Kodra".

Tek ky  lokal ai konsumoi disa pije alkolike dhe nga gëzimi që kishte  shpëtuar nga Xhevahiri mori në telefon policinë dhe u tha se ku  ndodhej. Gjithashtu në deklarimin e tij shtetasi Ylber Kera tregon se ai vetëm një herë është goditur me bërryl në pjesën e  trupit. Dy personat e tjerë të cilët kanë qënë me Xhevahirin   nuk kanë bërë asnjë lloj veprimi apo reagim ndaj Ylberit gjatë  gjithë kohës.


d.b/shqiptarja.com