Vihet në hetim Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother, mbante në banesë hutën e mbrojtur me ligj

Vihet në hetim Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother, mbante në banesë hutën e mbrojtur me ligj

Huta dhe Dritan 'Tan' Ibrahimi

SHKODWR- Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother është vënë në hetim nga Policia e Shkodrës. Ai mbante në banesën e tij në kushte të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo), të mbrojtur me ligj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror uniformat blu kontrolluan banesën e tij ku gjetën shpendin i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë së qytetit.

"Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër", njoftoi sot policia.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/09/2024 01:10

    Ky eshte anetar i familjes se fajkoit(buzzard).Nje pyetje per kete Tan Brahimin:Te duket vetja /burre/ kur mban shpend te tille si /pet/??

    Përgjigju
  • Petrit Ajvazi: 19/09/2024 21:43

    KJO është shqiponjë autoktone ,nuk është bufë kjo

    Përgjigju
  • Lui: 19/09/2024 20:05

    Ne gjithe boten, artiste e sportiste promovojne vlerat ne mbrojtje te natyres, kafsheve dhe vlerat fairplay. Ketu ndodh e kunderta. Jo vetem qe nuk mbrojne vlera te tilla, por i shkelin dhe i bejne karshillek vlerave humane..

    Përgjigju
  • Latif: 19/09/2024 17:44

    Ky Tani eshte krimineli me i madh ne Shkoder, Padrino eshte por asnje nuk guxon tja permendi emrin. Ky ka shume dosje te hapura ne prokurori, ja kan mbyllur. Metoda e tij eshte qe i ben njerezit te qeshin deri sa i bie te fiket! Bravo policia, bravo Ministri, bravo Skenderbeut!

    Përgjigju
    • Ik mor pirdhu: 19/09/2024 21:57

      Shiko punet e tua

  • AltinTop: 19/09/2024 16:52

    Kurse ai shkodrani tjeter qe u kap me Blind duke u fsheh grupit rival kriminal u leshua dhe nuk u hetua fare…

    Përgjigju
    • AltinTop: 19/09/2024 20:42

      @Kiraskiras- E vertet eshte ajo qe thua, por keto qe perfshihen me krime po mbajne blind...dhe jo ato qe mbajne Hutin

    • kiraskiras: 19/09/2024 19:04

      Te kesh blind nuk përben krim!!

  • Bim: 19/09/2024 16:05

    Nje gomar qe mban ne shtepi nje shpend

    Përgjigju
  • Andon: 19/09/2024 15:59

    Ku gjeni ndonje te mbaruar e beni statistike , nuk jua kemi merakun po beni detyren Se me gankstrerat jeni vite drit lart ti veni ne hetim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë