Mbappe me 'shpatulla pas murit', sulmuesi i PSG-së: Marr fajin përsipër, priteshin gola nga unë

Mbappe me 'shpatulla pas murit', sulmuesi i PSG-së: Marr fajin përsipër, priteshin gola nga unë

Kylian Mbappe dhe festa e Dortmund

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe ka marrë përsipër fajin për eliminimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Champions League. Gjiganti francez humbi edhe ndeshjen e kthimit me Borussia Dortmundin 0-1 në “Parkun e Princave” dhe i dha fund pjesëmarrjes në eventin më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Fati nuk ishte në anën e parisienëve, të cilët humbën një sërë rastesh dhe goditën katër shtylla. Megjithatë, Mbappe e mori fajin kryesisht mbi vete. Për të kjo ishte ndeshja e fundit me PSG-në pasi nga vera e këtij viti nuk do jetë më pjesë e francezëve dhe pritet të kalojë te Real Madrid.

“U përpoqa ta ndihmoja ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk ishte e mjaftueshme. Kur bëhet fjalë për të qenë efikas në sulm, unë jam i pari që e marr fajin. Unë jam njeriu që pritet të shënojë gola. Unë duhet të vendos për ndeshjet, por këtë herë dështova. E tillë është jeta dhe ne duhet të shohim përpara si ekip. Sigurisht që jemi të zhgënjyer", tha ai.

Sulmuesi tregoi se nuk ishin efektivë në dy fazat e lojës.

“Ne donim të luanim në finalen e Champions League. Duhet të ishim shumë më efektivë në të dyja fazat e lojës. Ata ishin më të mirë në këtë drejtim. Jemi të zhgënjyer edhe për fansat dhe të afërmit tanë, por kjo është situata”, shtoi sulmuesi.

Më pas ai kërkon të shohë përpara dhe mos hedhin gjithçka të arritur në kosh.

“Nuk mendoj se ishim shumë të sigurt. Nëse nuk mund të mobilizohemi për të fituar, kush do ta bëjë këtë për ne? Askush. Ne ishim plotësisht të qetë për të bërë më të mirën, siç kemi qenë që nga fillimi i sezonit, por ky është futbolli, nuk duhet të hedhim gjithçka që kemi arritur për një humbje”, tha Mbappe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League