Mbërrijnë në Rinas mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Rama: Në total mbi 773 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri! Sot 10.549 vaksinime në mbarë vendin

Mbërrijnë në Rinas mbi 12 mijë vaksina Pfizer, Rama: Në total mbi 773 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri! Sot 10.549 vaksinime në mbarë vendin

Vaksinat Pfizer të mbërritura sot në Rinas

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë ka mbërritur 12 870 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin e Rinasit. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan se në vendin tonë numri total i vaksinave është mbi 773 mijë që po përdoren për vijimin e vaksinimit masiv.

“Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 MIJË sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, shkruan Rama,

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me ritme mjaft të shpejta, ku objektivi i ri i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit. Një javë më parë, në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, dhe çdo do javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara. Jan katër lloje vaksinash që po përdoren në vend, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Deri më tani janë mbi 200 mijë qytetarë kanë marre dozën e dytë të vaksinës, ndërsa numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në mbi 680 mijë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se sot janë kryer 10.549 vaksinime në të gjithë vendin.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terrenit etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Manastirliu: Në 24 orët e fundit janë kryer 10.549 vaksinime anti COVID, në total mbi 680 mijë vaksinime

Procesi i vaksinimit masiv kundër COVID, në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta. Ditën e sotme janë kryer 10.549 vaksinime në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se në total që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh', janë kryer 680.083 vaksinime.

Foto e postuar nga ministrja Ogerta Manastirliu
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 18/05/2021 06:34

    O Rame jam kurioz a e bone dozën e 2 të vaksinës

    Përgjigju
  • Zv.ministrja: 17/05/2021 22:37

    O Ministre,nuk ka vaksina kineze,per dozen e dyte.Çdo behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm