Mbërrijnë mbi 16 mijë vaksina Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë dhe mbështetje nga Austria! Në total janë kryer 994,081 vaksinime

Në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 16,380 doza të vaksinës Pfizer,  nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe  pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake. Vaksina u pritën në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,  Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe Ambasadori Austriak Christian Steiner.

Manastirliu tha se po shkojmë drejt 1 milion vaksinimeve, ndërsa kanë mbërritur mbi 1.120.000 vaksina deri tani. Vaksinimi masiv, tha Manastirliu do të intensifikohet gjatë verës.

Ambasadori Luigi Soreca u shpreh se deri tani janë rreth 60 mijë vaksina Pfizer që BE ka sjellë për Shqipërinë, ndërsa brenda muajit gusht do të plotësohet kontrata prej rreth 150 mijë vaksinave.

Ambasadori austriak Christian Steiner, u shpreh se vaksinat e administruara nga Austria, si pjesë e mbështetjes së BE, janë tregues i qartë i solidaritetit dhe mbështetjes për popullin shqiptar.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,120,070 vaksina anticovid për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë