Mbërrijnë mbi 67 mijë doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

Mbërrijnë mbi 67 mijë doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

Vaksinat e mbërritura

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kanë mbërritur në vendin tonë 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

Kjo sasi e vaksinave Pfizer, Rama thekson se u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,679,410 vaksina anticovid.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruan Rama.

1,138,771 vaksinime janë kryer deri tani në vendin tonë, ndërkohë që vetëm në javën e hapur për personat +18 vjeç janë kryer vaksinuar 70 mijë qytetarë. Me konfirmimin e pranisë së variantit Delta në vendin tonë, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen si dhe të respektojnë masat anti-COVID, si të vetmet mënyra për të penguar përhapjen e këtij virusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 27/07/2021 06:24

    Keto vaksinat Pfizer, kujt ja beni per kuriozitet? Njeri tjetrit? Se te gjithe personat qe njoh ne Shqiperi jane vaksinuar o me Astrazeneca, o me Sinovac ose me Sputnik. Nga keto te Pfizer asnje gjurme..

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/07/2021 21:02

    Ti o Edvin je Vuçiçi Shqipëfolës i Shqipërisë, as 20% e popullit nuk është vaksinuar, pirdh se lirohesh o i marrë !

    Përgjigju
  • Turi: 26/07/2021 20:51

    Tani qe nuk jane efektive per variantin delta keto vaksina po i dergojne ne Shqiperi hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Prokuroria, gjykatat ishin tëkorruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin

‘Prokuroria, gjykatat ishin tëkorruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin