Iku pasi i doli dënimi, letër-porosia nga Italia konfirmon denoncimin e PD-së për Pjetrin, pritet procedimi

TIRANE-Tre muaj pas dorëheqjes pasi i doli dënimi në Itali duke e kapur ligji i dekriminalizimit, mbërrin nga Italia letërporosia për Valdrin Pjetrin. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se letërporosia nga Italia ka konfirmuar denoncimin e PD-së në 13 gusht të këtij viti që nxori dokumentet e dënimit nga gjykata e Firences. Pas administrimit të letërporosisë pritet nëse do të nisë procedimi për Pjetrin me akuzën e falsifikimit të formularit të deklarimit, pasi fshehu vendimin.

"Në Njësinë e Dekriminalizimit prej 28 nëntorit të 2019 ka mbërritur një përgjigje nga Italia përsa i përket kërkesës nga një letërporosi nëse ka qenë i ndaluar dhe nëse ka një vendim të drejtësisë italiane për Valdrin Pjetrin. Ajo që denoncoi PD-ja konfirmohet nga letërporosia. Kjo letër porosi konfirmon atë që denoncoi PD-ja se Pjetri ka pasur një procedim në Itali dhe ka qenë gjykata e Fierences që ka dhënë një vendim fajësie duke bërë largimin e tij nga Italia në bazë të marrëveshjes. Ai ka qenë akuzuar për kultivim dhe trafikim të lënëve narkotike. Behët fjalë për një ngjarje të vitit 2003. Pritet që të bëhen veprimet procedurale, pasi me ligjin në Shqipëri falsifikimi procedohet penalisht, për t'u marrë i pandehur. Sapo të administrohet dokumentacioni do të veprohet me Valdrin Pjetrin" tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta, bazuar te informacionet nga prokuroria.

Në datë 13 gusht të këtij viti PD-ja publikoi kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Ai u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003, ndërsa u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. pas daljes së dënimit, Pjetri u largua duke hequr dorë nga mandati që fitoi në 30 Qershor si kryetar i bashkisë së Shkodrës. E ndërsa Agim Kajmaku është në kërkim nga policia prej disa javësh, vijojnë hetimet për Mark Babanin e Vaut të Dejës pas denoncimit të PD-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xheni: 06/12/2019 17:08

    Corriii...Forest corriiii!!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 06/12/2019 15:52

    Tani te shohim ca do beje prokuroria do zbstoje ligjin

    Përgjigju
  • Luli: 06/12/2019 15:51

    E pasken humbur keta qe i benin avokatin ketij pisi te ndyre por nuk ka drejtesi se ky pleher duhet te shkoje ne burg per deklarim te rreme sic e percakton ligji por fatkeqsisht ligji e ben maliqi (Edi) f Di he prandaj nuk ecim perpara me keta kriminela te ndyre

    Përgjigju
    • Anglia: 06/12/2019 22:15

      Shko mer pall e merru me punet tuaja. se Valdrinin e solli Berisha nga Italia dhe e beri me post te rendsishem...dhe askush nuk po denoncon Saliun per kete...

  • Cipuri: 06/12/2019 15:07

    Gjynah super djale

    Përgjigju
  • Eri: 06/12/2019 13:07

    Duhet ta fusin ne burg per deklarim te rreme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite