Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, përtej madhështisë në publik, në familjen e tij ishte një njeri i thjeshtë, e këtë e dëshmon edhe mbesa e tij e cila thotë së është impresionuar me gjithë këtë dashuri me të cilën u përcoll gjyshi i saj.
“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që sa shumë e quan edhe populli njeri enigmatik dhe serioz. Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë asnjë rregull”, u shpreh ajo.
Mbesa Doruntin për mikrofonin e RTSH ndan disa nga kujtimet me shkrimtarin, ku ndër to veçon rregullin e drekës së fundjavës
“Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë”, tregon Doruntina.
Edhe pse mbesa e Kadaresë nuk ka trashëguar talentin e gjyshit, kjo nuk e pengon të adhurojë veprimtarinë e tij letrare, ndërsa ndan me ne edhe veprën e saj të preferuar.
“Që e vogël më dhanë “Kush e solli Doruntinën” edhe unë quhem Doruntina dhe ky më ka ngelur si lidhje që ka me emrin tim”, shprehet ajo
Kadare u nda nga jeta në 1 korrik ndërsa emir i tij është i jetësuar përjetësisht në galerinë e pafundme të veprave të tij./Rtsh
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor, 14:52
-
Intervista për Report Tv/ Libri me tregime, Helena Kadare rikthehet si shkrimtare: E shkruara për mua është si terapi pas humbjes së Ismailit
15 Nëntor, 15:33
-
Ekspozohen për herë të parë dorëshkrimet e Kadaresë, 44 488 faqe shpalosen në Bibliotekën e Kryeministrisë! Krijime që prej moshën 11-vjeçare
15 Nëntor, 09:40
-
Rikthehet në TKOB “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, shfaqja bën bashkë emrat e Ibrahimit, Kadaresë dhe Aliajt
24 Tetor, 16:37
-
“Plakat e jetës”, të Kadaresë, na flasin përsëri!
21 Tetor, 19:35
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor, 11:22
-
Ilir Yzeiri boton librin 'Kadare, identiteti i keqkuptuar'
28 Shtator, 10:53
-
Opozita dhe ministri Gonxhe replika për varrin e Kadaresë! Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishte në Tufine sot, si në Kandahar
17 Shtator, 18:54
-
'Plakat e Jetës' të Kadaresë dhe magjistaret e Tiranës dhe Korçës
7 Shtator, 11:10
-
Rikthehet Mural Fest, portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë: Veliaj: Murale e mrekullueshme
1 Shtator, 16:59
-
Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet
31 Gusht, 16:56
-
Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?
28 Gusht, 15:16
DORUNTINA TI JE VAJZE E BEKUAR SE JE NIPE E ISMAIL KADARESE,,,,,NJE SHQIPTAR I MADH,,,GJENI I LETRAVE I PERKTHYER NE 45 GJUHE TE BOTES SI ASKUSH TJETER,,,,,FJALEMENCUR,,DHE I PAKORRUPTUAR...PRANDAJ DHE POLITIKANET NUK E MBANIN AFER,,SE I TREMBESHIN SI DJALLI TEMJANIT...
Përgjigju