TIRANE- Në ndryshim nga Andrea Bregasi, i cili nuk pranoi autorësinë e grabitjes së argjendarisë në pronësi të familjes Sinanaj në rrugën e Dibrës në kryeqytet, i arrestuari i dytë 22-vjeçari Klodian Hoxhaj pranon se është autor i ngjarjes, teksa para Gjykatës deklaron se për grabitjen është frymëzuar nga lajmet.
Hoxhaj u arrestua dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit, ndërsa pas vendimit të dhënë këtë të hënë nga gjykata e Tiranës ai do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.
Autori i dytë i dyshuar për grabitjen e rreth 50 mijë euro ar në argjendarinë “Gold” më 6 gusht është personi që shihni në këto pamje, teksa Bregasi i cili ra pak ditë më parë në pranga do të qëndrojë në burg me një afat prej 30 ditë.
Aktualisht hetimet e policisë së Tiranës dhe prokurorisë janë fokusuar në gjetjen e sasisë së vjedhur prej 2.5 kg ar, por ende nga dy të rinjtë nuk ka asnjë detaj që do të zbardhte destinacionin e bizhuve pas grabitjes.
Argjendaria e familjes Sinanj u grabit për herë të katër pak ditë më parë, teksa për ngjarjen tashmë të dyshuar janë Hoxhaj dhe Bregasi paçka se para grupit hetimor dhe Gjykatës dy të rinjtë mbajnë qëndrime të kundërta.
Të rinjtë rrezikojnë dënimin deri në 10 vite pasi krimi është kryer në bashkëpunim me dhunë, si dhe është konsumuar vepra penale e armëmbajtjes pa leje.
Argjendaria në rrugën e Dibrës, në pronësi të shtetases Olta Sinanaj, u grabit me dhunë më 6 Gusht ku u vodhën 50 mijë euro ar dhe mbeti e plagosur dhe vetë Sinanaj.

(Në foto: Klodian Hoxhaj, 23 vjeç, i cili u arrestua dy ditë më parë, për grabitjen e një argjendarie në rrugën e Dibrës në kryeqytet) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO