FIER- Një familje nga Holanda kishte mbetur në mes të rrugës pasi makina iu kishte dhënë një defekt. Kjo situatë raportohet se ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë.

Familja holandeze ka kontaktuar forcat e policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën. Policia ka dërguar një meknaik për t’iu rregulluar defektin e ndërsa familja ka vazhduar udhëtimin pas ndërhyrjes

“Policia Rrugore i vjen në ndihmë një familje turistësh nga Holanda, të cilët kishin mbetur në rrugë për shkak të një defekti në mjet. Pas telefonatës të marrë në numrin falas 112 nga një familje turistësh holandezë, të cilët kërkonin ndihmë pasi në aksin rrugor Fier - Lushnjë kishin problem me mjetin e tyre, patrulla e Policisë Rrugore që ishte në shërbim ka shkuar menjëherë për ndihmë.

Efektivët e Policisë Rrugore kontaktuan një mekanik dhe e çuan në vendin ku kishin mbetur turistët, i cili rregulloi defektin. Turistët falënderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt. Në këtë kuadër Policia fton qytetarët jo vetëm të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, por edhe të kërkojnë ndihmë”, shkruhet në njoftim.