Mbetet pa mirëmbajtje rruga e Shishtavecit, banorët rrezikojnë të izolohen në dimër

Segmenti prej 27 kilometrash që lidh Shishtavecin me Kukësin nuk është përfshirë në tenderin për mirëmbajtje dimërore. Lajmi konfirmohet edhe nga Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit, i cili thotë, se tenderimi dhe shpallja e fituesit për mirëmbajtjen e rrugës është bërë vetëm për segmentin e parë prej 11 kilometrash nga Kukësi deri në Urën e Zapodit.

Në fakt pjesa e segmentit vazhdon të mbetet i pazgjidhur problemi i statusit ligjor por edhe të mirëmbajtjes së pjesës së rrugës  nga kryqëzimi i urës së Zapodit deri në Shishtavec. Siç edhe jeni në dijeni kam bërë një kërkesë por që akoma nuk është zgjidhur. Dua të kemi në vëmendjen tonë se të dy segmente, rruga e Bushtricës dhe pjesa e zonës së Pojanit, janë problematike në shëmbjen e gurëve. Do të kërkojmë gatishmëri nga firmat sipërmarrëse për të pasur gatishmëri si forcat fizike ashtu edhe mjetet teknike.

Abdulla Domi, Koordinator i Përgjithshëm i Prefekturës Kukës

Ndërtimi i rrugës së Shishtavecit ka kushtuar 28 milion dollar, por që aktualisht ka mbetur në mëshirë të fatit pasi në të gjithë gjatësin e saj ka rrëshqitje dherash e për pasojë edhe bllokim të herëpasherëshëm të të këtij aksi nacional. Kukës-Shishtavec, është 38 kilometra e gjatë dhe u shërben rreth 14 mijë banorëve të 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan e Shishtavec.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja