Dhjetëra qytetarë, përfaqësues të Shoqërisë Civile, por edhe artistë iu bashkuan protestës përpara Piramidës, në Tiranë, kundër importit të Mbetjeve Urbane dhe ndërtimit të 11 HEC-ve në Valbonë. 

Në këtë tubim të konceptuar si një koncert-protestë, morwn pjesë dhe dy këngëaret e njohura të muzikës xhaz, Eda Zari dhe Elida Duni. 

Protestuesit kundërshtuan ligjin për Importin e Mbetjeve Urbane, i miratuar tre javë më parë në Kuvend, ndërsa është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës.

Këngëtarja Eda Zari, pasi performoi disa këngë nga repertori i saj muzikor, deklaroi përpara protestuesve se ndërtimi i HEC-ve në Valbonë është një shkatërrim që i bëhet asaj perle natyrore.  

Kjo është e tmerrshme, kjo është dhimbje, kjo është padrejtësi haptazi ndaj natyrës, ndaj gjithçkaje që frymon. O njerëz, kjo mund të na ndodh nesër secilit prej nesh. Po nuk mund të rrihet këmbëkryq, nuk bëhet më sehir!”, u shpreh ajo. 

Një ditë më parë, Shoqëria Civile zhvilloi një koncert-protestë edhe në Valbonë, të cilët iu bashkuan edhe qindra qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të ndaluar ndërtimet e HEC-ve mbi lumin e Valbonës. 

Ndërtimi i 11 HEC-ve në luginën e Valbonës është një vendim i qeverisë "Berisha" në ditët e fundit të mandatit të saj, në 2013-ën. Ende dhe sot e kësaj dite, Sali Berisha nuk e ka justifikuar vendimin e tij, por është mjaftuar me një shpjegim periferik, se kishte ndjekur një shembull norvegjez. 

[gallery]19412[/gallery]


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com