Mbetjet spitalore hidhen në ambient
nga kompanitë, rrezik për AIDS

Mbetjet spitalore hidhen në ambient<br />nga kompanitë, rrezik për AIDS
Mbetjet spitalore të cilat duhet të asgjësohen hidhen në lumenj dhe më pas përfundojnë në det. Janë 5 kompani private të cilat janë licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore, por jo gjithmonë bëjnë asgjësimin e tyre. Nga një vëzhgim i “Shqiptarja.com” mbetjet e disa spitaleve në Tiranë përfundojnë në Lumin Tërkuz vetëm pak kilometra larg nga kryeqytetit por edhe në lumin Tirana. 

Më pas këto mbetje derdhen në lumin Ishëm, që i çon ato në detin Adriatik. E njëjta metodë përdoret nga kompanitë private edhe në spitalet e rretheve. Nga fotot pranë Malit Uznova e Madhe në Berat, dallohen mbetjet e spitalit të këtij qyteti të cilët më pas përfundojnë në lumin Osum, për shkak të rreshjeve të shiut. E kontaktuar nga “Shqiptarja.com” kompania që ka lidhur kontratë me spitalin e Beratit për asgjësimin e mbetjeve, “Medi-Tel” thotë se i asgjëson të gjitha dhe mbetjet mund të jenë hedhur aty nga kompani të tjera ose nga vet spitali i Beratit.
 
Mbetjet
Në shumë raste mbetjet e spitaleve mblidhen natën, një pjesë e tyre asgjësohen siç parashikon ligji, ndërsa një pjesë tjetër hidhën në ambjente publike. Siç mund të shikohet nga pamjet fotografike shiringat duhet të ishin asgjësuar, por kjo nuk ka ndodhur dhe ato janë një rrezik për çdo qytetar, pasi ato përfundojnë në detin Adriatik. Disa nga kompanitë private të cilat janë licensuara në Shqipëri për asgjësimin e mbetjeve janë EUROTEAM, MEDI-TEL dhe IRDIAN-KADELI.

Sipas ligjit të miratuar në vitin që në vitin 2000 kosotja për asgjësimin e 1 kg mbetjesh spitalore është 400 lekë të reja. Në total në Shqipëri prodhohen më shumë se 2 mijë tonë mbetje në vit dhe kosotja për asgjësimin e tyre është rreth 8.2 milionë dollarë. Kjo kosoto e lartë, bën që disa kompani t’i hedhin mbetjet në ambjente publike, që përbën një rrezik për jetën e çdo qytetari. Kjo stuatë vjen edhe për shkak se insitucionet përgjegjëse nuk e mbikëqyrin procesin e asgjësimit të mbetjeve spitalore, por japin leje për kompani të cilat rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve.

Sëmundjet
Mosagjësimi i mbetjeve të spitaleve sipas mjekëve shkakton disa sëmundje duke filluar nga AIDS, infeksione të syve, infeksione të lëkurës, hepatit A,B,C si dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Këto mbetje mund të kthehen në rrezik edhe për fëmijët, duke qenë se një pjesë përfundojnë në detin Adriatik dhe më pas dalin në breg.
 
 
Shëndetësia dhe Mjedisi
Dy ministritë ja hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

 
Në lidhje me procesin e asgjësimit të mbetjeve urbane dhe a i mbikëqyrin institucionet kompanitë private që kryejnë këtë proces, “Shqiptarja.com” u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarisht kjo ministri u shpreh se “Për procesion e asgjësimit dhe mënyrës si veprojnë kompanitë private duhet të pyesni te Ministria e Mjedisit, pasi është përgjegjës ai insitucion”. Ndërkohë Minsitria e Mjedisit u shpreh se është shëndetësia për monitorimin e procesit të asgjësimit.

“Ne si institucion japim vetëm lejet, ndërkohë që pjesën tjetër e bën Ministria e Shëndetësisë. Janë spitalet që lidhin kontrata me kompanitë e liçensuara”, - thotë Ministria e Mjedisit. Dy insitucione duhet të jenë përgjegjëse për arsyet që sot shumë mbetje spitalore gjenden pranë lumenjëve dhe shpesh qytetarët shqiptarë i shohin pranë brigjeve të Detit Adriatik. Ndërkohë në lidhje me kontrata që nënshkruajnë kompanitë private me spitalet dhe detyrimin që kanë për ti asgjësuar, të dyja ministritë thanë se është një proces që nuk varet nga to.
 
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë