SHKODËR, 26 Shtator/ATSH-Gaspër Marku/- Komuna Bushat e rrethit Shkodër, e cila ka në administrim Landfildin e përpunimit të mbetjeve urbane, do të ketë tashmë mbështetjen e Agjencisë Japoneze për Zhvillim.
Përfaqësues të kësaj agjencie, specialistë të Projektit JICA ishin sot në Komunën e Bushatit, duke nisur kështu zbatimin e projektit "Mbështetje për minimizimin e mbetjeve dhe promovimin e 3R-ve në Republikën e Shqipërisë".
Prezantimi i këtij projekti është bërë në një takim të organizuar me pjesëtarë të administratës së komunës Bushat. Gjatë fjalës së tij, këshilltari i Agjencisë Japoneze për Zhvillim, Shinnosuke Oda, u ndal kryesisht te rëndësia që ka projekti i 3R-ve, që do të thotë reduktim, riciklim dhe ripërdorim i mbetjeve urbane.
"Ky është një eksperiment dhe përvojë e re, që tregon se çfarë është më e arsyeshme të bëhet në këtë drejtim. Me anë të këtij projekti synojmë që t'i dorëzojmë qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mjedisit, një udhërrëfyes lidhur me 3R-të përsa i përket riciklimit", tha këshilltari i Agjencisë Japoneze për Zhvillim, Shinnosuke Oda. Sipas tij, Agjencia e Qeverisë Japoneze ka hartuar një projekt të tillë për t'u zbatuar në Shqipëri, ku një nga përfituesit e saj është Komuna e Bushatit, e cila sa i takon mjedisit është një nga zonat ku është investuar më shumë në këtë drejtim, aq më teper kur pranë saj ndodhet edhe Landfildi Rajonal i Bushatit në të cilin mblidhen mbetjet e dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë.
Ndërkohë, kreu i Komunës Bushat, Zef Hila, duke nënvizuar rëndësinë e këtij projekti, u shpreh se duhet patjetër sensibilizimi i komunitetit në mbrojtjen e mjedisit./z.t/ /m.m/
/Shqiptarja.com