Aksi Elbasan-Cërrik në afërsi të Kuqanit është bllokuar pasi kanali vaditës është shembur dhe ka dalë jashtë shtratit.

Uji e dheu kanë dalë nga kodrat në rrugë. Ndërkohë është bërë ndalimi i furnizimit me ujë.

Makinat që janë nisur nga Elbasani e gjetkë për të shkuar në Cërrik, mbërrijnë deri tek vendi i shembur dhe kthehen mbrapsht. Ato ndjekin rrugën rurale nga Jagodina, për të mbërritur në Cërrik, në llixhat e Elbasanit. Për momentin në terren, duke punuar me fabroma për largimin e inerteve, është bashkia dhe kompania mirëmbajtëse e rrugës Elbasan-Cërrik.

Lajm në përditësim...