Mbetje të shumta mbulojnë zonën e Nartës në Vlorë. Mbetjet urbane hidhen në Mifol, por dalja e Vjosës nga shtrati bëri që këto mbetje të përfundojnë në pyll.
Zona në të cilën hidhen mbetjet në Mifol është zonë e mbrojtur, por institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.
Mbetjet ne fshatin Mifol vazhdojnë të hidhen pa kriter. Vërshimi i Vjosës bëri që mbetjet e fshatrave të njësisë administrative Novoselë të cilat hidhen në fshatin Mifol të përhapen kudo nëpër pyje.
Më herët Report Tv e ka denoncuar si fenomen, por nuk është marrë asnjë masë nga ana e institucioneve.
Mbetjet më të shumta hidhen nga një biznes i cili operon në këtë zonë. Kryeinspektori i mbrojtjes territorit, Ilinden Maze u shpreh se Qyteti i Vlorës është duke i rregulluar menaxhimin e mbetjeve, por problem mbetën fshatrat dhe njësite Administrative.
“Është gjobitur kryetari aktual i Mifolit me 1 milionë lekë të reja në njësinë administrative të Novoselës.
[gallery]25182[/gallery]
Ky problem është konstatuar së fundmi nga ana jonë pas aksionit nga Qeveria dhe Ministria e Turizmit me moton “Të pastrojmë Shqipërinë”, sigurisht situata është problematike. Këtë problem me mbetjet e kemi çuar në qendër, shpresoj që të zgjidhet sa më shpejtë," tha Kryeinspektori i mbrojtjes territorit, Ilinden Maze.
Kryebashkiaku i Vlorës, Leli gjatë një takimi me kryepleqtë e zonave të njësisë administrative Novoselë, premtoi se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje, por deri tani nuk është parë të merret ndonjë masë. Kujtomë se e gjithë pjesa e Vjosës dhe Narta janë shpallur zona të mbrojtura.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO