Mbetjet urbane, një shqetësim për Ministrinë e Mjedisit


TIRANË, 19 Dhjetor / ATSH / -Zv/Ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti ishte e pranishme në tryezën me temë "Promovimi i qeverisjes mjedisore efektive përmes fuqizimit të mbikëqyrjes legjislative në çështjet e menaxhimit të mbetjeve"që u zhvillua sot në Tiranë. Në fjalën e saj Ifti, bëri me dije të pranishmëve se: "Mbetjet urbane dhe administrimi i tyre, në standartet e pranuara mjedisore, është një prej këtyre emergjencave me akute për ndërhyrje, të cilin Ministria e Mjedisit vazhdon ta konsiderojë si një ndër prioritetet më kryesore të politikave mjedisore. " Zv/Ministrja Ifti e cila është njëherësh edhe kryetare e Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, shtoi gjithashtu se Bashkimi Europian ka vendosur një sërë normash ligjore dhe standardesh, të cilat duhet të zbatohen nga të gjitha vendet e BE-së, edhe nje pjesë e madhe e tyre duhet zbatuar edhe nga vendet kandidate. Për të përmirësuar situatën po punohet nga Ministria e Mjedisit në përcaktimin e qartë të kompetencave, si për pushtetin qendror dhe atë vendor, nisur edhe nga reforma territoriale dhe ajo e decentralizimit, zbatimin e legjislacionit nëpërmjet një strukture të reformuar, si Inspektoriati i Mjedisit dhe nxitja e Partneritetit Publik Privat. "Po punohet për hartimin e legjislacionit në zbatim të direktivave te KE dhe rishikimi i legjislacionit aktual.Ngritjen e një enti Rregullator te Menaxhimit te Mbetjeve per përcaktimin e një tarife, në zbatim të parimit "Ndotësi Paguan" apo edhe krijimin"Fondit të Mjedisit."- tha Zv/Ministrja Ifti. Në këtë takim u bë edhe Prezantimi i Grupit Kombëtar Këshillimor të Mbetjeve./a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër