Meta 'lutet' në kishën e Lezhës, shmang debat mes Ramës dhe Bashës: Të mbështesim ata që luftojnë me COVID

Presidenti Ilir Meta, sot ndodhet në një vizitë në Kishën e Prullit në Lezhë, ku vihet re se edhe në këtë takim ai ka mbledhur mbi 10 vetë, duke mos respektuar një nga rregullat e Komitetit Teknik kundër përhapjes së COVID.

Teksa ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve mbi debatet e fundit politike dhe për kryeministrin Edi Rama, Meta duke iu drejtuar zotit me lutje për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë, ka deklaruar se pandemia ka shtuar dramat familjare.

"Nuk do të flasim në kishë për çështje të tjera. Këtu jemi për një çështje të madhe, zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve dhe të lutemi për të gjithë ata që vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka për vëllezërit dhe motrat tona. Ky është një mesazh i fuqishëm dhe shumë kuptimplotë. Aq më tepër në këtë kohë të vështira që po kalon mbarë populli ynë. Vështirësitë janë shtuar dhe për shkak të pandemisë, që ka shtuar dramat njerëzore, familjare, shoqërore. Është një sfidë që po vazhdon", tha Meta.

Ndërkaq presidenti dha mesazhin e fortë për shqiptarët, që të solidarizohen në këto ditë të vështira që po kalon vendi për shkak të pandemisë së COVID-19, duke theksuar se besimi në Zot është forca më e madhe për mos të humbur shpresën. Mes të tjerash ai ftoi të gjithë shqiptarët që të luten, për mjekët dhe infermierët që ndodhen në vijën e parë të zjarrit përballë COVID-19 si dhe për të gjithë ata që sot kanë humbur të afërm apo dhe punët për shkak të situatës nga pandemia.

"Doja të theksoja në mënyrë të veçantë që të jemi në 30-vjetorin e rikthimit të besimit në Zot. Jo se për 40-50 vite populli ynë e humbi besimin, por e ruajti. Kjo kishë ka qenë dëshmitare e periudhës më të lavdishme të kombit tonë, të Skënderbeut, të Besëlidhjes së Lezhës, por dëshmitare edhe të periudhave më të vështira, të sundimit të barbarëve të huaj dhe atyre vendasve. Të diktaturës, që u përpoqën që të hiqnin besimi nga Zoti. Fakti që kjo kishë është e rindërtuar, tregon se fuqia e saj vjen nga themelet e këtij vendi të lashtë, që janë të shenjta.

Zoti ika dhënë forcë këtij populli, këtij komuniteti, shqiptarëve që mos të dorëzohen kurrë dhe mos të humbasin besimin tek e ardhmja. Kujdesin për njëri-tjetrin. Çdo sfidë t’i bëjë më të fortë. Sa i takon kryqit, lartësia e tij tregon fuqinë e besimit të komunitetit të Spitenit, dhe të kombit tonë. Le t’i lutemi sot Zotit, kishës, kryqit, që të japë më shumë shpresë dhe besim popullit këtu në Spiten dhe mbarë popullit tonë. Besoj se me ndihmën e Zotit dhe të Kryqit ne do ia dalim. falënderim të veçantë e kam për njerëzit më të përkushtuar të komunitetit tuaj. Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi.

Nuk do të flasim në kishë për çështje të tjera, këtu jemi për një çështje të madhe, zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve dhe të lutemi për të gjithë ata që vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka për vëllezërit dhe motrat tona", tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/11/2020 08:44

    Nuk e kuptoj si mund te lutet ne kish nje musliman pse ba ky njeri si papa kur ky i urren katoliket pse zona e veriut perkrah kte funderrin shekullore ai qe perkrah kte pleher u beft me turk se ky amin

    Përgjigju
  • Kacidhe: 22/11/2020 17:28

    I rrefeve mekatet o hajdut muti?

    Përgjigju
  • Lezhjani: 22/11/2020 16:15

    Ato dy gishtat ti fusi ne byth ai dhe miku itij Lehsi.

    Përgjigju
    • Miri: 23/11/2020 10:58

      LEFSI

  • Visi: 22/11/2020 13:35

    KY ZAGARI DJE ISHTE PA MASKE SOT E PASKA VEN PRESIDENT LESHI ESHTE BER SI PALAÇO

    Përgjigju
  • omer_vlor: 22/11/2020 13:03

    sa te dush lutu o i paudhe ,haqet e popullit do te zene nje dite , o turpi i kombit

    Përgjigju
  • dulja: 22/11/2020 12:49

    ike futi nje valle nga Besi byrazer e je ne rregull Tii

    Përgjigju
    • Ana: 22/11/2020 15:59

      Ka shkuar te laj gjynahet ne Laç.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja