Me dhjetra fëmijë të moshave të ndryshme, midis tyre edhe foshnja, i janë drejtuar këto ditë pediatrisë së Fierit për shkak të problemeve shëndetsore. Sipas mjekes pediatre, Lumturi Mileti në ditë janë mbi 100 raste të fëmijëve të prekur nga virozat.

Shkaku i vizitave në urgjencën e këtij spitali janë temeraturat e larta dhe virozat e ndryshme të stinës që shkaktojnë edhe të vjella e diare, që sjellin në shumë raste edhe dehidratimin e fëmijëve. Probleme të mëdha janë edhe në rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa fluksi më i madh i të prekurve vjen nga zonat rurale.

Tek spitali pediatrik në Fier paraqiten mbi 100 raste të virozës së stinës. 

Lumturi Mileti, pediatre e Spitalit Pediatrik të Fierit

Gjatë prononcimit për mikrofonin e Report Tv, pediatrja ngre dhe një problem të hershëm mungesën e specialistëve pediatër në këtë spital.

Ne kemi mungesa. Kërkojmë personel dhe aq më tepër që ne nuk na njihet reparti i Urgjencës. 

Lumturi Mileti, pediatre e Spitalit Pediatrik të Fierit

Mungesa e mjekëve pediatër në spitalin e fëmijëve në Fier është problem i ngritur prej shumë vitesh. Nga ana e drejtorisë së Fierit janë bërë kërkesa të vazhdueshme në Ministrin e Shëndetësisë, por deri tani ky problem nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.