Mbi 14 mijë të rinj në arsim profesional, Justiniani programoi sensorin për dyert! 110 biznese partnere me shkollën e mesme në Kamëz

Më shumë se 15% e të rinjve në vend ose rreth 14 mijë kanë zgjedhur të ndjekin shkollat e mesme profesionale. Një prej tyre është edhe Justiniani, i cili studion Teknologji Informacioni në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, duke ndjekur pasonin dhe traditën familjare, por edhe si një mundësi e sigurt në tregun e punës.

Justiniani është vetëm 18 vjeç dhe ende pa dalë nga bankat e shkollës ka ëndrra të mëdha për jetën. Ai thotë se është i apasionuar pas IT-së, dhe tregon eksperiencat e para që ka pasur në fushën e teknologjisë që në moshë të vogël.

“Përherë kam qenë i zoti me kompjuterat. Kur kam qenë në klasë të 8-të na kanë mundësuar një pajisje dhe mund ta programonim për çfarëdolloj pune. Unë zgjodha të programoja një sensor për dyert, të dedektoja se sa herë kalonin njerëzit në derë. Nuk e fitova çmimin, por kjo shpikje më dha një dëshirë të madhe të vazhdoja për këtë degë”  thotë Justinian Vataj, nxënës i vitit të IV

Por nxitjen kryesore që t’i përkushtohet teknologjisë e ka marrë nga babai i tij që është profesionist në këtë fushë.

“Unë kam pasur shtysë babain sepse ka 30 vite me kompjuterat ka pas qenë gazetar dhe është marrë me redaktimin dhe editimin e gazetave, njihte shumë programe dhe përherë e kam pasur si idhull për të parë dhe vazhduar këtë si rrugë, për kompjuterat”. 

Nga të dhënat e drejtorisë rezulton se teknologji-Informacioni është një nga degët më të kërkuara në shkollën e mesme profesionale në Kamëz.

“Aktualisht janë rreth 1450 nxënës këtu, nga vjet kemi 50 regjistrime më shumë. Këtë vit kemi patur një rritje të madhe të numrit të nxënësve që preferojnë TIK. Nga 2 klasa paralele kemi 3 klasa paralele, kemi shtim të numrit të vajzave në këtë degë” tregon Ornela Lala, drejtoreshë e Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz

Drejtoresha e shkollës Ornela Lala tregon dhe mundësitë që ofron shkolla profesionale që të rinjtë të fitojnë eksperiencë, pasi gati 50 % e orëve të praktikës bëhen në biznese.

“Të gjithë nxënësit në arsim profesional në klasë XII-të bëjnë rreth 50% të orëve të praktikës në biznese. Një pjesë e këtyre bizneseve duke pasur produktivitet nga praktika e këtyre nxënësve kanë mundësuar që t’i punësojnë me kohë të pjesshme gjatë sezonit të shkollës dhe me kohë të plotë gjatë sezonit të verës. Kemi 110 biznese partnere me shkollën”.

Sipas të dhënave të Instat, nga 96 mijë nxenës që ndjekin arsimin e mesëm në vend, rreth 14 717 prej tyre ndjekin shkollat profesionale duke u profilizuar në zanate të ndryshme, në përputhje me kërkesat e tregut.  

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!