Drande Xhaj, një nga ikonat e humorit shqiptar ka rrëfyer sot në një intervistë për gazetaren Suada Daci të “Rreze Dielli” karrierën e saj si një nga aktoret më të rëndësishme të Estradës së Shkodrës, por që mbetet edhe sot aktive në role të ndryshme, jo vetëm në teatër.
Ka përjetuar shkëlqimin e humorit shkodran me aktorët Zef Deda, Zyliha Miloti e të gjithë ikonat e tjera që e ngritën komedinë shqiptare në një nivel të lartë. Megjithatë Drande është sot pjesë aktive e komedisë shqiptare.
E pyetur se cili është mendimi për humorin që bëhet sot, Drande pranon se ka ekzagjërime, por sipas saj janë një grup aktorësh shumë të mirë, ku veçon aktoren e “Klanifornia” Delinda Dishën.
“Nuk mund të them që nuk ka aktorë të mirë. Ka një grup aktorësh shumë të mirë. Por ka ndryshuar humori, ka ndryshuar stili i të bërit humor. Kanë ndryshuar problemet, trajtimi, ne në kohën tonë jemi shquar për mos futjen e banalitetit, Estrada e Shkodrës është vlerësuar për pastërtinë, por edhe për faktin që kemi qenë 4 aktore. Jemi evidentuar si aktoret më të mira. Edhe sot ka aktorë të mirë. Përshembull po shikoja “Klanifornia”. Më pëlqen vajza që bën rolin e ambasadores, Delinda. Më pëlqen edhe në karaktere të tjera. Sot, në disa materiale ekzagjërohet shumë. Nuk ka nevojë të bëhet kjo, shtrembërimet fizike, ne interpretojmë ato që hasim në jetën e përditshme, njerëz si ne.” shprehet për “Rreze Dielli” aktorja e humorit.
Drande Xhaj është evidentuar në këto vite karrierë, jo vetëm si aktore humori, por edhe në dramë, nga ku ka nisur edhe rrugëtimi e saj artistik.
D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19
-
Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini
19 Janar 2023, 17:13
-
Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil
19 Janar 2023, 16:28
-
Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
16 Janar 2023, 15:18
-
Historia prekëse/ Prej 18 vitesh lufton me depresionin, 35-vjeçari rrëfen kalvarin e vuajtjeve në “Rreze Dielli” dhe si arriti të kurohej falë dr. Ylli Merjas
16 Janar 2023, 13:19
-
‘’Ndikimet planetare do të krijojnë mundësi të reja këtë javë”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)
16 Janar 2023, 11:38