Sipas ekspertëve kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e pacientit në një "fabrikë virusesh". Ai e nis me sipërfaqen e qelizës, ku virusi ngjitet në një proteinë që normalisht ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut të pacientit.
Pa dashur, qeliza e fut virusin brenda, aty ku "sulmuesi" shkarkon ngarkesën e tij dhe nxit atë (qelizën) të prodhojë më shumë viruse. Virusi komandon mekanizmat e vet qelizës për t'u bërë kopje kodit të tij gjenetik, duke prodhuar më shumë viruse, e duke shpërndarë mikrobe të tëra në sipërfaqen e qelizës, gjë që çon në infektimin e më shumë qelizave të tjera.
Barnat ekzistuese në farmaci mund të veprojnë për të goditur pjesë të ndryshme të kësaj "makinerie". Megjithëse ato nuk janë prodhuar me qëllimin për t'u përdorur si ilaçe antivirale, në përpjekjen për të trajtuar numrin në rritje të infeksioneve me COVID-19, shkencëtarët shpresojnë se këto ilaçe mund të ofrojnë ndihmë.
"Ne nuk kemi luksin e një programi pesë-vjeçar për zbulimin e ilaçit. Kemi nevojë për diçka tani", thotë Warner Greene, mjek e studiues në Institutin "Gladstone" të Virologjisë dhe Imunologjisë.
Kërkimet janë përqëndruar tek disa ilaçe që shihen si "kandidatë" potencialë e çuditshëm njëkohësisht, siç janë ilaçet kundër kancerit, ato ndaj sëmundjes së zemrës, një ilaç kundër skizofrenisë dhe një trajtim për sëmundjen e Parkinsonit. Aktualisht po kryehet testimi me klorokinën, një ilaç kundër malaries./VOA
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 5 milionë raste në botë! Miratohet vaksina e parë kundër virusit Chikungunya
10 Nëntor 2023, 09:30
-
Virusi Nipah alarmon Indinë, konfirmohen dy vdekje
13 Shtator 2023, 13:56
-
Bota po përballet me një vale të re infektimesh me Covid, rastet me ‘Pirola’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura
2 Shtator 2023, 11:35
-
Bota po përballet me një variant të ri të COVID, OBSH: Rastet me ‘Eris’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura
11 Gusht 2023, 15:49
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18
-
Situata nga COVID, 3 humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
27 Korrik 2022, 18:29