Mbi 95 milionë raste dhe mbi 2 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 95 milionë raste dhe mbi 2 milionë viktima janë shënuar nga COVID-19 në të gjithë botën

Foto ilustruese

Marquez kur ka shkruar kryeveprën e tij, nuk e ka menduar që në 2020 do te vinte një uragan "kolere" që do të godiste planetin më egocentrik të sistemit diellor, planetin që rrotullohet rreth vetes, tokën.

Aktualisht numri i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 95.491.215, ndërkohë që numri i viktimave është 2.039.779 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga worldometer numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 68.201.616.

Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” me numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi është SHBA, më pas India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Turqia edhe Italia.

Nuk mjaftonte vetëm kaq, por së fundmi në botë po qarkullojnë variante të reja të COVID-19, gjë që po sjellë shqetësime të shumta pasi ato po përhapen me shpejtësi, megjithatë sipas shkencëtarëve ende nuk është konfirmuar nëse ato janë edhe më të rrezikshme se varianti fillestar.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve qeveritë e shteteve kanë ndërmarrë masa të reja izolimi me qëllim minimizimin e përhapjes dhe konfirmimin e rasteve të reja.

Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumicën e vendeve të pasura, duke u bërë kështu “drita në fund të tunelit”, për pandeminë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot