Situata e COVID-19 në botë, mbi 99 mln të infektuara! Mbi 2 mln viktima, SHBA më e prekura

Situata e COVID-19 në botë, mbi 99 mln të infektuara! Mbi 2 mln viktima, SHBA më e prekura

Foto ilustruese

E kush e ka imagjinuar qe në vitin 2020 do të “shkundej” rutina e qenies më pedante në tokë, njeriut, nga një pandemi të quajtur COVID-19.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 99.782.6342, ndërkohë që numri i viktimave është 2.139.214 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.  

Sipas të dhënave nga worldometer  numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 71.771.788.

Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” me numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi është SHBA, më pas India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Turqia edhe Italia.

Nuk mjaftonte vetëm kaq, por së fundmi në botë po qarkullojnë variante të reja të COVID-19, gjë që po sjellë shqetësime të shumta pasi ato po përhapen me shpejtësi, megjithatë sipas shkencëtarëve ende nuk është konfirmuar nëse ato janë edhe më të rrezikshme se varianti fillestar.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve qeveritë e shteteve kanë ndërmarrë masa të reja izolimi me qëllim minimizimin e përhapjes dhe konfirmimin e rasteve të reja.

Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumicën e vendeve të pasura, duke u bërë kështu “drita në fund të tunelit”, për pandeminë.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie