Në tryezë kanë shtruar idenë e Federatës opozitare, në përpjekje për të shkuar drejt parlamentareve të 2025-ës, të bashkuar në një koalicion.
Por teksa tentojnë të afrojnë 2 kampet brenda së djathtës, Rithemelimit të Berishës e deputetëve të Bardhit dhe PD-së zyrtare të Lulzim Bashës që mban dhe vulën e partisë, qetësinë dhe harmoninë nuk po e gjejnë as në strukturën e vetme ku kanë arritur të bashkohen, grupin parlamentar!
Në mbledhjen e parë të grupit Bardhi-Rithemelimi pa Berishën në arrest shtëpie për aferën “Partizani”, ish-kryeministri, kthehet në pikën që i ndan edhe më shumë.
Luan Baci kërkoi që deputetët të firmosin një rezolutë për të dënuar arrestimin e Berishës, por kjo ka hasur kundërshtimin e deputetëve të grupit “Bardhi”, veçanërisht Bledion Nallbatit që e ka konsideruar servilizëm të panevojshëm.
Report Tv ka mësuar se edhe Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se nuk do të bëjë pjesë në grupin e atyre që sulmojnë institucionet e drejtësisë dhe ndërkombëtarët, në kushtet kur nuk duhet harruar se Berisha ka ‘damkën’ e dy “non gratave”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Nuk duhen harruar sulmet e hapura të Sali Berishës kundër SPAK e gjykatës së Posaçme deri në etiketimet “vrasës” ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.
Por çështja “Berisha” nuk është e vetmja që shkaktoi debat në mbledhjen me dyer të mbyllura më shumë se 2 orë. Edhe aksioni në parlament, i ndan.
Skenari i tymueseve që dirigjohej nga Berisha kur ish në liri, nuk solli plotësimin e asnjë kërkese të tyre, me 8 komisione hetimore të refuzuara në 2 vitet e fundit, ndaj deputetë si Dashnor Sula kërkuan që aksioni opozitar të arrijë deri në ngujim të tyre në parlament.
Por Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk është momenti i përshtatshëm për përshkallëzim, në kushtet kur sipas tij ndërkombëtarët janë në lojë, e në këtë pikë flet për herë të parë për një takim të tijin me ambasadorët dhe përfaqësuesve socialistë, Elisa Spiropali e Klotilda Bushka.
Seanca e parë për këtë sesion parlamentar do të jetë të hënën e 15 janarit 2024.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë
24 Dhjetor, 09:28
-
Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen
23 Dhjetor, 20:14
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
Protesta e opozitës të hënën/ Zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
21 Dhjetor, 17:51
-
Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti
21 Dhjetor, 16:30
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36