Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Dy kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.
Ndërkohë nga 2 kandidaturat nga radhët e gjyqtarëve në gjykatat e Apelit, Fatri Islamaj u shpall fitues me 190 vota, kundrejt Igerta Hysit me 171 vota. Nga kandidaturat nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, u zgjodh gjyqtarja Brunilda Kadi.
Kadi mori 167 vota, përballë dy kandidateve të tjera nga radhët e gjykatave të Shkallëve të Para, Matilda Llangozi, që mori 101 vota dhe Manjola Xhaxho që mori 90 vota.
Të tre kandidatët e zgjedhur sot, do të zënë tre vendet vakante që do të krijohen në 12 dhjetor 2026, pasi përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.
Lajmi kryesor:
Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)







