Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Prokurorisë e cila ka vendosur tre propozimet përfundimtare për emërime, për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Këshilli vendosi propozimin e Ramadan Trocit në Prokurorinë e Vlorës, propozimin e Dritan Pekës si prokuror i Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe propozimin e Artan Madanit si drejtues i Prokurorisë Kavajë. Kandidaturat deri tani ishin të komanduara nga kryeprokurori Llalla.