Kryetari demokrat Lulzim Basha është tërhequr sot nga qëndrimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, organin më të lartë vendimmarrës, përpara Këshillit Kombëtar ku do të diskutohen ndryshimet statutore.

Një lajm i tillë është ironizuar nga rivali i Lulzim Bashës në PD, Astrit Patozi, sipas të cilit anëtarët e Këhsillit Kombëtar të PD-së, janë shfaqur më tepër se ata të PS-së, duke mbjekkur pemë ditët e fundit me kryebashkiakun socialist të Tiranës Erion Veliaj. 

Statusi i Patozit në Facebook

NJË LAJM I MIRË NGA KONGRESI I LULIT

Më mori në telefon një demokrat i entuziazmuar dhe më tha se "e dëgjoi Luli këshillën e doktorit, do ta mbledhë Këshillin Kombëtar përpara Kongresit". 
Dakord mo, i thashë, lajm i mirë qenka, por më rezulton se janë më shumë anëtarë të Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se sa anëtarë të Komitetit Drejtues të PS, ata që kanë dalë në televizor këto ditë duke mbjellur pemë me Lali Erin.