Ndryshimet në statut, tërhiqet Basha, thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kryetari demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga qëndrimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, organin më të lartë vendimmarrës, përpara Këshillit Kombëtar ku do të diskutohen ndryshimet statutore. Lajmi konfirmohet nga për Report Tv nga burime pranë PD-së. 

Në mbledhjen e fundit të kryesisë, kundërshtarët e Bashës në PD kërkuan thirrjen e Këshillit Kombëtar, tezë e cila u kundërshtua nga Basha i cili njoftoi se Kuvendi Kombëtar i PD do zhvillohej gjatë muajit prill. 

Por duket se se Basha ka ndryshuar lëvizje dhe ka pranuar propozimin e anëtarit të kryesisë, ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk ka ende një datë, por Report Tv ka mësuar se në këtë forum do të diskutohet paraprakisht dokumenti me propozimet e përmbledhura për ndryshimet në statut.

Në këtë këshill mund të ketë propozime të reja të mund të adoptohen në statutin e ri të PD. Një nga pikat ku insiston grupi kritik ndaj Bashës është ajo e analizës së humbjes së 25 qershorit dhe procesi i rizgjedhjes së Bashës në krye të PD në korrik përballë Eduard Selamit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja