Mbledhja e Këshillit/ Ristani-Bashës: Ke humbur tre herë dhe një herë që fitove në 2011 e dimë të gjithë se si

Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani

Një deklaratë të fortë ka bërë ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani i cili i ka kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha pas 3 humbjeve radhazi. Ndërkohë, ai ka thënë se e vetmja herë që Basha ka fituar përballë Ramës ka qenë në 2011, por kësaj herë "të gjithë e dinë se si ka fituar", duke lënë të nënkuptuar se ka pasur ndërhyrje nga jashtë.

Kujtojmë që Ristani ka qenë kryetar i KQZ-së në vitin 2011, në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës.

"Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se "po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove", tha Ristani.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme! Kreu i PD: 25 prilli, masakra më e madhe elektorale


B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

John

Fotografi i famshëm nga Peruja mrekullohet nga bukuria e arbëresheve shqiptare, Testino: Të largohesh nga vendlidja nuk do të thotë të humbasësh atë që je ti