Mbledhja e Kryesisë, ja çfarë do të ndryshojë në statutin e PD

Partia Demokratike ka gati dokumentin politik, që parashikon ndryshimet statutore, që në mënyrë përfundimtare do të miratohen në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datat 28 dhe 29 prill. Në mbledhjen e kësaj të shtune të Kryesisë, morën pjesë edhe kritikët e Lulzim Bashës, Arben Imami dhe Gent Malko.

Në dokumentin politik, parashikohet përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa Zoti Imami ka kërkuar rregulla të sakta sa i përket dorëheqjes së kryetarit në rast se humbet zgjedhjet. Ashtu sikundër në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Imami doli i pari, duke dhënë edhe prononcimin për mediat. Grupi i punës për statutin e ri ka pranuar propozimet e Anëtarit të Kryesisë, Gent Malko dhe ato të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD, Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, propozime që u mbështetën dhe nga Arben Imami.

Ndërkaq, në dokumentin politik të PD për ndryshimet në statut, parashikohet krijimi i disa organeve shtesë. Një vëmendje të veçantë i është dhënë bordit të kontrollit të financimit të PD, çështje e cila është ngritur në mbledhje nga Arben Imami. Po ashtu, dokumenti parashikon krijimin e Komisionit të Apelimit dhe Komiteti i Seleksionimit të Kandidaturave. Pra, do miratojë ndryshimet e statutit. Ndërsa Arben Imami, ish ministri i mbrojtjes gjatë mbledhjes theksoi: 

Duhet të vendoset zgjedhja e një kryetari për Këshillin Kombëtar, kjo e bën Këshillin autonom.

Arben Imami

Grupi i punës i përbërë nga nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari burimeve njerzore dhe anëtari i kryesisë, Malko. Ndërkohë, Sekretari i pergjithshem i PD, Arben Ristani, prezantoi para kryesisë dokumentin me rekomandime për ndryshime statutore.

PDF/Dokumenti Politik i Grupit te Punes per Statutin e PD

Ja ndryshimet statutore brenda PD

Rekomandimet per ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partise Demokratike. 

Procesi eshte udhehequr nga dy parime: 
• Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti 
• Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise. 

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:
• Propozimet e dala gjate analizes
• Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani
• Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri
• Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise. 

Afrimi i vendimarrjes tek anetarësia. 

• Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar. 

• Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarje të rëndësishme politike të parties, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;

• Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

• Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional. 

• Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare. 

• Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan