Mbledhja e Kryesisë, konfirmohen edhe 5 kandidatë të tjerë! PD vendos daljen me kandidatë në Lezhë, Korçë, Fier, Mallakastër dhe Patos

Mbledhja e Kryesisë, konfirmohen edhe 5 kandidatë të tjerë! PD vendos daljen me kandidatë në Lezhë, Korçë, Fier, Mallakastër dhe Patos

1679851534_finalprojekt.00500521.Still031.jpg

Partia Demokratike ka konfirmuar kandidatë edhe për 4 bashki të tjerë për zgjedhjet e 14 Majit. Në mbledhjen e sotme përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD ka vendosur konfirmimin për zgjedhjet vendore të kandidati të Lezhës Sandër Marku; të Pranvera Rizait në Patos; të Agron Kapllanajt në Mallakastër; në Korçë PD ka konfirmuar kandidatin Gjergji Gjata ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj.

Ndërkohë që mes 17 bashkive ka diskutime nëse duhet të ketë tërheqje të kandidatëve, ku debati më i fortë është për rastin e Vaut të Dejës pasi dega lokale ka kërkuar që të mbështetet vetëm kandidati i ‘Primareve’, Zef Hila, por edhe dega e Kurbinit.


Lajmi kryesor:

PD garon me Roland Bejkon në Tiranë! Zyrtarizohen emrat në 15 bashki të tjera, s'ka kandidatë në Durrës, Elbasan e Shkodër! 'Ngecin' Kurbini dhe Vau i Dejës


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz

Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz