Gati 250 politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës kremtojnë ditën e Flamurit, Berisha bojkoton mbledhjen dhe 'nuk del dot nga vetja': Rama vllau i Vuçiçit

TIRANË- Në një ditë historike për Shqipërinë dhe Kosovën, ish-kryeministri Sali Berisha e përdori mbledhjen e Kuvendeve për të bërë politikë, ndërsa nuk ndali as akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

Ende pa nisur mbledhja, Berisha u ndal në ekspozitën e me figurat historike që prej shpalljes së pavarësisë, nga ku tha se duhet të kishin ekspozuar edhe Edi Ramaën, duke e cilësuar si një personalitet anti-kombëtar dhe vëllai i Aleksandër Vuçiç.

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, si vllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjithë dritëhijet e saj”, tha Berisha.

Si gjithmonë, Berisha nuk u braktis nga besnikët e tij, të cilët në bllok bojkotuan mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve. Teksa kryeministri Edi Rama mori fjalën, Berisha dhe deputetët e tij u larguan nga salla.

27 nëntori do të jetë një datë e shënuar në kalendarin e historisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dita e mbledhjes së parë të dy kuvendeve që nga shpallja e pavarësisë. Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës, në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Mbledhja e dy kuvendeve Prishtinë-Tiranë, PL kundër: Rama patriot ‘demode’ i Kosovës, show për projektin e Portit   

1669572749_agimnesho1.jpg

Për Partinë e Lirisë, seanca e sotme parlamentare mes Shqipërisë dhe Kosovë nuk ishte gjë tjetër, veçse një shfaqje. Zv/kryetari i PL-së, Agim Nesho në një koment të tij rreth kësaj mbledhje shprehet se e gjitha ishte një ‘shou’ për të shitur projektin famkeq të Portit të Durrësit.

Sipas tij, vizioni i Ramës është më afër me Aleksandër Vuçiçin, duke theksuar se sot ai inskenoi një shfaqje festive për ta shitur tek shqiptaret e etur dhe atdhetare.

 FUQIZIMI I KOMBIT SHQIPTAR NUK MUND TË VIJË ME SHFAQJE

Takimi i përfaqësuesve të dy kuvendeve të popullit tonë në 110 vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar nuk kishte asgjë historike, përvec faktit të takimit të tyre. Një komb i ndarë padrejtësisht nga historia me atdhetarë të lodhur, që duan ta shikojnë bashkë por nuk dinë se ku është pengesa. Të vetmit që ju afruan fakteve të mos suksesit të kësaj ideje të madhe, e cila në popull është realizuar, ishin Kurti dhe Konjufca. Për Kurtin ky projekt nuk mund të jetë vepër personale dhe e ambicieve individuale, por për solemnitetin e takimit nuk arriti të prekë ‘plagën’ që kombi këto kohë po vuan; Ndërsa Konjufca tha hapur se ajo që na largon janë qëndrimet ndaj nacionalizmit serb, i cili jo vetëm mohon Kosovën por kërkon që kombi Shqiptar të mos ketë të ardhme. Për atë që mendon se përfaqëson Shqiptarët, Edi Rama, ose ja kanë dhënë këtë rol për ta luajtur, ky takim duhet të mbetej vetëm një shfaqje. I bindur në vizionin e tij, të cilin e shikon me afër me A. Vucic sesa me patriotët ‘demode’ të Kosovës, ai inskenoi sot një shfaqje festive për ta shitur atë tek Shqiptarët e etur dhe atdhetarë që duan të gjërat të ecin përpara. Sot, Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me ndarjen e tortës me shqiponjë, me koreografinë e flamujve apo deklarata për president të përbashkët. Ai lartësoi Rugovën dhe UCK, pavarësisht se Rugovën e mohoi në Parlamentin e Kosovës, ndërsa udhëheqësit e UCK-së i la ti kryqëzojë miku i tij Vucic, i cili përgatiti dosjet për ‘krimet’ e tyre. Ai sot nuk shau njeri gomar në sy të një heroi si Haradinaj, as nuk foli për veprën e tij të cmuar si Ballkani i Hapur apo ndryshimi i kufijve, që në ‘mediokrit’ shqiptarë në të dy anët e kufijve nuk e kemi kuptuar asnjëherë.

Qëllimi i tij në këtë shfaqje ishte të shiste përpara përfaqësuesve të dy vendeve projektin e tij famëkeq të Portit të Durrësit, duke e shitur atë me hekurudhën dhe portin e ri që do të ndërtojë, për të zhdukur efektin e ndërtimeve që do të bëjë dhe borxhin e madh që do t’ju lërë shqiptarëve, që edhe kur të bashkohen do të jenë në gjendjen e një shteti të falimentuar.

Sot Edi Rama me këtë shfaqje perfekte i dha shpresë lakeut të Moskës se politika e tij ballkanike nuk do të ndryshojë por do t’i mbetet besnik kornizës së marrëveshjes së Nish-it, se nuk do ta mbështesë Kosovën në qëndrimet e saj, por do të vazhdojë si ‘lider i gjithë shqiptarëve’ ti realizojë marrëveshjet nga Tirana, ashtu sic ka dëshirë Vucic.

Kjo maskaradë nuk mund të vazhdojë më. Populli Shqiptar po kërkon me ngulm ndryshim, i cili duket se po vjen shpejt. Kosova duhet të kuptojë se nostalgjia dhe dashuria për mëmëdheun nuk duhet ti pengojë për të ndalur prishësit e ëndrrave të saj.- shkruan Nesho. 

Ora 14:33
Rama merr fjalën, VIDEO nga momenti kur deputetët e Berishës bojkotojnë mbledhjen e dy Kuvendeve Shipëri-Kosovë

 

Sali Berisha bojkoti sot mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri dhe Kosovës. Si gjithmonë, Berisha nuk u la vetëm nga besnikët e tij, të cilët teksa kreu i qeverisë po fliste në Parlament, u larguan nga seanca.

Ora 12:45
Berisha bojkoton seancën e përbashkët parlamentare mes Kosovës dhe Shqipërisë: Po flet një nga armiqtë kryesorë, Rama vasal i Vuçiç

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bojkotuar seancën e përbashkët të mbajtur nga deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Teksa foli për mediat jashtë kuvendit, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e etiketuar si vasal të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Sot nuk mund të mos ndalem se aktualisht në platformën  e këtij parlamenti, po flet një nga 2 armiqtë kryesor të Kosovës, njeriu i cili është tashmë i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç. Njeriu i cili në vend të bëjë avokatinë e Kosovës, kalon nga samiti nga samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit. Në  mënyrë të përsëritur ka futur thika pas shpine për Kosovës. Anti shqiptar i rrezikshëm për kombin. Rama nuk është vetëm vasal i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç, njeriu që po shkatërron materien, qenien identitetin e shqiptarëve me politikat e tij”-  u shpreh Berisha.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale