Mbledhja e përbashkët në Pejë tërbon serbët: Shqiptarët bashkohen në 2025

Mbledhja e përbashkët në Pejë tërbon serbët: Shqiptarët bashkohen në 2025

Faqja e pare e gazetes serbe 'ALO'

Të gjitha mediat serbe i kanë kushtuar hapësirë mbledhjes së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës dje në Pejë (lexo këtu). Takimi mori një ngjyrim tjetër referuar kontekstit, faktit që Prishtina vendosi 100% tarifë për mallrat serbe, ndërsa me Shqipërinë i zeroi. Në numrin e sotëm të shtypit gazeta “Alo” shkruan “Shqiptarët bashkohen në 2025”.

Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve nënshkruan dje 9 marrëveshje (lexo këtu). Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve etj.

Marrëveshjet e firmosura në Pejë pritet të lehtësojnë komunikimet mes biznesit dhe qytetarëve të të dy vendeve, duke shmangur ato barriera që ishin pengesë deri sot. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë