Mblidhen fonde për të shpëtuar shtëpinë e veçantë të krijuesit të famshëm britanik

Mblidhen fonde për të shpëtuar shtëpinë e veçantë të krijuesit të famshëm britanik

'Prospect Cottage'

“Fondi i Artit”, një organizatë bamirësie kombëtare për mbledhjen e fondeve për artin, ka filluar një apel publik për të shpëtuar “Prospect Cottage”, ish-shtëpinë e kineastit dhe vizionarit britanik Derek Jarman.

Sipas CNN, Jarman bleu vilën në vitin 1986 dhe krijoi përpara tij një kopsht të famshëm të frymëzuar nga peizazhi bregdetar përreth i Dungeness, në juglindje të Anglisë, gjithashtu vendi i dy stacioneve të energjisë bërthamore.

Më pas shtëpia ishte pjesë e filmit të Jarman “Kopështi” në vitin 1990, ku interpretoi aktorja Tilda Swinton.

Swinton, e cila ishte muza e drejtorit, është pjesë e një grupi artistësh që mbështesin fushatën.

Synimi është që të mblidhen 4,6 milionë dollarë deri në fund të marsit të 2020-ës.

50% e shumës së mbledhur ka ardhur nga donacionet private.

Fushata tani është e hapur për publikun, i cili mund të dhurojë dhe të marrë kopje, objekte dhe vepra të artistëve përfshirë Michael Craig-Martin, Tacita Dean, Jeremy Deller, Isaac Julien, Hoëard Sooley dhe Ëolfgang Tillmans, duke filluar nga 32 dollarë deri në 1,630 dollarë.

Vila po përballet me perspektivën e një shitjeje private, pas vdekjes së  Keith Collins në vitin 2018, shoqëruesit të ngushtë të Jarman në vitet e tij të fundit, të cilit i la pasurinë.

Jarman nw 'Prospect Cottage'

“Fondi i Artit” beson se kjo do të rezultojë në humbjen e përmbajtjes së tij, arkivi i gjerë i Jarman dhe trashëgimia e tij artistike.

Pasi Jarman bleu vilën ai e ktheu atë në një qendër krijuese për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

"Vila u bë shpejt një burim i ngushëllimit dhe frymëzimit intensiv, një lloj i shenjtërores por edhe një vend i shoqërueshmërisë së lartë për miqtë dhe bashkëpunëtorët. Më shumë se 25 vjet më vonë kopshti mbijeton dhe vilë është ende e mbushur me vepra arti nga Jarman, miqtë dhe admiruesit e tij, përfshirë Maggi Hambling, John Maybury, Gus van Sant, Richard Hamilton dhe të tjerë", tha Stephen Deuchar, drejtori i 'Fondit të Artit', në fillimin e fushatës në Londër.

Tilda Swinton tregon momentin kur ata panë shtëpinë e vogël.

"Ai kishte një mik i cili jetonte në Dungeness. Ndërsa po ktheheshim drejt Londrës, ne pamë një shtëpi të vogël të zezë prej druri me korniza dritaresh të verdhë në të majtën e rrugës, përballë detit. Kishte një shenjë për shitje të mbërthyer në gurë në këmbët e saj. Mbaj mend qartë duke u kthyer pa asnjë fjalë dhe duke ndaluar makinën. Ne trokitëm në derë, të cilën e hapi një zonjë simpatike që Derek kishte vendosur para se të arrinim te Lydd që ai do ta blinte atë", tha ajo.

Nëse fushata ka sukses, qasja falas e publikut në kopshtin e shtëpisë, vizita e artistëve dhe personave të tjerë do të vazhdojnë akoma.

Aktorja Tilda Swinton

Artisti Jeremy Deller, i cili po kontribuon disa vepra në fushatë, tha: "Derek Jarman ishte një provokues frymëzues në jetën kulturore të Britanisë dhe një model i shkëlqyer për çdo artist që kërkon të shkaktojë pak telashe.

Jam i lumtur për tani,  të jesh duke punuar me artistë të tjerë për t'i dhënë njerëzve një shans për të zotëruar një vepër arti në këmbim të një donacioni për të ndihmuar në ruajtjen e këtij vendi të veçantë, ‘Prospect Cottage’ ", u shpreh Deller.

'Prospect Cottage'

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg